GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me Serbinë asgjë s’është lojë

10:35 - 12/10/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Sport, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Me Serbinë asgjë s’është lojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për projektilin e Manajt, për Leskovcin si ekzemplar të politikave të dëbimit të shqiptarëve, për Gjimshitin që mbart mbi supe plagën e asimilimit dhe për përballjet me Serbinë që kurrë nuk janë vetëm lojë

Asgjë me Serbinë s’është lojë. As kualifikueset për Botëror.

Prandaj, edhe ndeshja e sontme e futbollit ishte luftë. Si të deritashmet. Luftë e fituar në shtetin që qëllim ka t’i zhdukë shqiptarët dhe në qytetin që është ekzemplar i politikave të dëbimit të shqiptarëve.

Luftën e sontme (11 tetor 2025) shqiptarët e fituan midis Leskovcit, jo larg kufirit me Kosovën. Projektili i Manajt në fund të pjesëlojës së parë, më shumë se rrjetën e portës, shkundi krenarinë serbe. Heshti stadiumin që në 45 minuta fishkëlleu shqiptarët dhe brohoriti në kor thirrjet si “Vrite shqiptarin” e “Kosova është Serbi”

E, shqiptarët që e shikuan nga televizori përballjen, shpërthyen në çdo cep ku jetojnë. E pas përfundimit të ndeshjeve, rrugët u dyndën – tifozët festuan deri pas mesnate.

Ai gol, i shënuar në tokën e atyre që ende e mohojnë ekzistencën e Kosovës, është simbolik, emocional e historik.

Kur Manaj ngriti duart dhe bëri simbolin e shqiponjës, e gjithë tribuna shpërtheu nga mllefi. Ky gjest krenarie e feste me simbolin kombëtar, për Serbinë është fyerje, sepse “provokohet” nga gjithçka shqiptare.

Është moment që iu afrua atij që pamë në Beograd më 2014, kur flamuri kuqezi me hartën e trojeve etnike e me portrete të dy prej patriotëve më të mëdhenj kombëtarë, u shfaq me dron mbi kokat e serbëve në stadium, duke i detyruar ta shihnin atë që e kanë si helm. Atëkohë ndeshja u ndërpre, pas dhunës që u ushtrua ndaj lojtarëve shqiptarë dhe Shqipëria triumfoi në tavolinë me rezultatin zyrtar 0 me 3.

Sonte, lufta përfundoi. Dhe përfundoi siç duhej: me fitoren e madhe të Shqipërisë 0 me 1.
Simbolikat janë të shumta në ndeshjen e luftuar fort.

Pas asaj që ndodhi një dekadë më parë në Beograd, Serbia zhvendosi përballjen në Leskovc, rreth 45-50 kilometra nga kufiri me Kosovën. Në periudhën Osmane, qyteti dhe rrethina populloheshin nga shumë shqiptarë dhe territori i përkiste Sanxhakut, pjesë e Vilajetit të Kosovës për disa shekuj. Dyndja dramatike ndodhi pas luftërave Serbo-Osmane. Serbia aneksoi këtë pjesë në vitin 1878, dhe shpopulluan me dhunë mbi 30-40 mijë shqiptarë, që sot (11 tetor 2025) i njohim si “muhaxhirë”. Ata që mbetën, iu nënshtruan procesit të asimilimit. Por trashëgimia shqiptare është e pranishme në toponime, në mbiemra të serbizuar “Djimsiti/Gjimshiti”.

Berat Gjimshiti udhëhoqi kombëtaren tonë, në triumfin në Leskovc. Kapiteni i Shqipërisë bart plagën e politikave asimiluese që Serbia aplikon ndaj shqiptarëve. Djali nga Medvegja, qytet mes kufirit të Kosovës dhe Leskovcit, edhe sot (11 tetor 2025) bart mbiemrin zyrtar, Djimsiti. Por, në përballje me Serbinë dhe me këdo kur luan për kombëtaren, në fanellë ka mbiemrin Gjimshiti.

Në qytetin jo larg kufirit me Kosovën, për nëntëdhjetë minuta, jehoi kori i njohur “Kosova është zemra e Serbisë”. Një këngë e vjetër e nacionalizmit serb që s’e ka kuptuar ende humbjen. Është britmë e popullit që ende e ndien si padrejtësi pavarësinë e atyre që i dogji, i vrau dhe i dëboi.
Por në fushë, ajo thirrje nuk ndryshoi asgjë. Prandaj, në secilin duel shihej sikur futbollistët e kombëtares po përballeshin me historinë.

Serbia mund të thërrasë sa të dojë për Kosovën, por ajo tashmë e ka humbur në çdo front. E humbi në fushëbetejat e 1999-s, kur u përball me një popull të vogël që i doli përballë me pushkë. E humbi në Hagë, kur drejtësia ndërkombëtare i dokumentoi krimet. E humbi në diplomaci, kur më shumë se 100 shtete e njohën Kosovën shtet të pavarur. E humbi në futboll, kur federata u anëtarësua në UEFA dhe FIFA. E humbi përgjithësisht në sport, ku nuk mund të kontrollojë më as simbolet e as emocionet.

Në çdo ndeshje kundër fqinjëve të saj, e veçmas Kroacisë, Serbia e ndien hijen e humbjes. Të gjithë ata që dikur i kishte nën zgjedhë, sot (11 tetor 2025) janë shtete të pavarura. Dhe tani, kur përballet me Shqipërinë, Serbia përballet edhe me pasqyrën më të hidhur të vetvetes.

Mediat në Beograd e përjetuan si plagë humbjen. Titujt, që shpërthyen menjëherë pas ndeshjes, e tregojnë qartë tronditjen që ka shkaktuar fitorja. Një medium e quajti “Tragjedi” epilogun e ndeshjes, një tjetër shkroi për “turpërim dhe katastrofë”.

Edhe selektori e deklaroi dorëheqjen.

Kjo, por edhe raportimi dhe reagimi i serbëve shpërfaqi lëndimin e ndjenjës kombëtare për edhe një betejë të humbur nga shqiptarët. Shembi edhe iluzionin e vjetër se shqiptarët janë ende “nën” Serbinë. Prandaj, humbja për ta ishte edhe emocionale, por edhe politike e simbolike. Sepse, sa herë përballen me Shqipërinë, ata nuk kanë në anën tjetër të frontit vetëm shqiptarët e Shqipërisë në kufijtë administrativë. Kanë të Luginës, të Kosovës, të Maqedonisë e Malit të Zi. Janë djem që, bashkë me fanellat kuqezi, bartin me vete historinë e popullit që i mbijetoi politikave asimiluese.

Kjo është arsyeja pse çdo ndeshje kundër Serbisë është betejë më vete.

Prandaj, dje Xhaka e Shaqiri me Zvicrën kur festuan me shqiponjë pasi i shënuan Serbisë, dhe sot Manaj pas atij projektili që heshti serbët, demonstrojnë edhe hakmarrjen për ata që nuk jetojnë për t’i parë fitoret e sotme (11 tetor 2025). Për shtëpitë e djegura, kampet e refugjatëve, masakrat. Dhe, tregojnë se, përkundër të gjithë asaj dhune, ky popull sot është ngritur.

Leskovci heshti. Thirrjet “Kosova është Serbi” u shuan. Pas turpërimit që morën, i kthyen shtizat brenda vetes. Sharje e fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Pra, Serbia sot humbi përsëri. I humbi 3 pikë, e me to edhe ëndrrën për kualifikim në Botëror.
Kosova është në lojë për t’u renditur e dyta në grup. Me fitoren e sotme, edhe Shqipëria. Pra, barazhi të dyja shteteve ua mban shpresat gjallë.

E, krahas shpresës për Botëror, në fushën e Leskovcit, nën dritat e stadiumit, djemtë e Kombëtares treguan se në shekullin e ri, shqiptarët nuk ndalen dot, edhe nëse ua mohon ekzistencën, edhe nëse synon t’i asimilosh e edhe nëse vazhdon ta ushqesh urrejtjen kundër tyre.

Sonte (11 tetor 2025) shqiponjat treguan se ato luftojnë. Dhe fitojnë. /Koha.net/

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci
Sport

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Para
Serbët i mundim në shtëpi/ Sylvinho në konferencë: Jam krenar për lojtarët e mi

“Përshëndetje nga Leskovci” – Sylvinho flet shqip, Manaj feston shqip, Serbia dëgjon në heshtje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com