GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke afruar në garë një kandidat digjital. Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).

Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.

“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.

Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.

Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.

“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.

E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.

“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.

“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.

Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.

“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.

Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.

Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”./ BIRN

Etiketa: inteligjencakandidateTirane

Lajme të lidhura

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
Para
Zbulohen mbi 4 mijë bimë narkotike në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Zbulohen mbi 4 mijë bimë narkotike në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com