GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale, kundër termave ‘Prind 1 dhe Prind 2’

08:13 - 14/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale, kundër termave ‘Prind 1 dhe Prind 2’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka publikuar një raport përmbledhës mbi qëndrimet e qytetarëve shqiptarë ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore”, duke nxjerrë në pah një mbështetje të gjerë për modelin tradicional të familjes.

Sipas sondazhit, 99% e qytetarëve e shohin familjen e përbërë nga burrë, grua dhe fëmijë si themelin e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë, 97.6% e të anketuarve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja mbi identitetet gjinore.

Në raport theksohet gjithashtu se 95.7% e qytetarëve janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, të cilin e konsiderojnë si formë të indoktrinimit ideologjik. Po ashtu, 96% kundërshtojnë zëvendësimin e termave “nënë” dhe “babë” me “Prind 1” dhe “Prind 2”

Publikim i ri nga Instituti për Liri dhe Trashëgimi
Sapo është përfunduar Raporti Përmbledhës mbi Qëndrimet e Qytetarëve ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore” (2025) — një studim kombëtar me 10,010 qytetarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Ky është sondazhi më i madh kombëtar mbi këtë temë, me një margjinë gabimi vetëm ±1.2% dhe nivel besueshmërie 95%, duke reflektuar me saktësi zërin e qytetarëve shqiptarë.
📊 Gjetjet kryesore të studimit:
97.6% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja të “identiteteve gjinore”.
99% e shohin familjen tradicionale (burrë, grua, fëmijë) si themelin e shoqërisë shqiptare.
96% kundërshtojnë zëvendësimin e fjalëve “nënë” dhe “babë” me “Prind 1 / Prind 2”, duke e konsideruar atë si konfuzion për fëmijët.
95.7% janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, duke e cilësuar si indoktrinim ideologjik.
92.1% refuzojnë martesën dhe adoptimin nga persona të të njëjtës gjini, edhe nëse kjo do të ishte kusht për anëtarësim në BE.
85% kërkojnë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, jo në politikat gjinore.
94% kërkojnë që ligjet që prekin vlerat morale dhe familjare të miratohen me referendum, jo vetëm me votë parlamentare.
🇦🇱 Mesazhi i qytetarëve shqiptarë është i qartë:
Po për barazi, jo për ideologji.
Po për Evropën, jo për asimilim kulturor.
Po për progres, por me rrënjë në vlerat tona kombëtare.
📘 Raporti i plotë do të publikohet këtë javë!
Etiketa: familjeKryesore1Shqiptartradicionale

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 14 Tetor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com