GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Aman ku është kryeministri ta puth njëherë”, Manja i përgjigjet Korreshit: Ti nuk e arrin dot

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Aman ku është kryeministri ta puth njëherë”, Manja i përgjigjet Korreshit: Ti nuk e arrin dot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Batutat dhe ironitë mes anëtarëve nuk kanë munguar edhe këtë herë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Drejtuesi i komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi nuk e kanë kursyer aspak njëri-tjetrin. Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.

Pjesë nga dialogu

Manja: Ju lutem, me kujdes dhe shkurt, se çdo referencë e merr nga Lushnja. Aman lëre Lushnjën, se kush ia ka parë hajrin tokës.

Korreshi: Po i lë të gjithë kolegët, se ka shumë penalistë dhe gjyqtarë. Do rri te zanati im. Unë me tokën jam marrë o Ulsi. Për të azhornuar ministrin, që edhe kalimi i tokës bujqësore është bërë me ligjin 8337, nga PS-ja. Ne akoma nuk e kemi një koncept se çfarë është familje bujqësore. Ta them si sugjerim. Të gjithë noterët gjejnë vështirësi se çfarë dokumentesh duhet të përdorin, kur një familje bujqësore bën transaksion. Njëri e merr me familje bujqësore të re, apo dhe ata të 91-shit. Duhet dhënë koncepti. Dua të them nja dy problematika për pronën, por do të kaloj te ASHK-ja. Do të merrem me ligjin 2020.

Manja: Nuk ka përgjegjësi Ministria e Drejtësisë për ASHK-në.

Korreshi: Po mirë, e anulojmë. S’jam azhornuar. Marr përgjegjësi. Ore se na ka marrë malet dhe kryeministrin nuk e kemi parë më, ta puthim dhe ne një herë se na mori malli. (Qeshin në sallë).

Manja: Edhe po erdhi, ti s‘e mbërrin dot.

Korreshi: O shoku Ulsi, duke qënë se kryeministri nuk vjen ndonjëherë këtu, po ndërroj pyetjen.

Te ASHK-ja ka një kullë roje, që po na fut frikën. E kishe ti më parë, por s‘ia qëllove dot . Shikoni Kullën e Rojes e si ndani dot ato 500-shet. Ta them unë, e ke live-live. Po kaloj te pjesa e noterisë zoti ministër. Ka shumë noterë që bëjnë 2-3 herë transaksione për pronat. Dhe shohim që nuk iu hiqet liçensa, kur japin 2-3 transaksione për pronat. Raste konkrete. Nëna e noteres lidh një transaksion me kontakt premtim-shitje. I biri lidh kontratë me nënën dhe më pas shet noterinë. Nëna thotë se nuk e kam kontratën e parë. Edhe pse në regjistrin e parë ka referenca dhe datën kur është lidhur kontrata.

Etiketa: Korreshikryeministerputh

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Para
Ish e dashura e Safet Bajrit kërkoi daljen nga burgu, GJKKO rrëzon kërkesën

Ish e dashura e Safet Bajrit kërkoi daljen nga burgu, GJKKO rrëzon kërkesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet