GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trump: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën nis tani

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën nis tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 14 tetor se faza e dytë e marrëveshjes për paqe në Gazë nis tani.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump i bëri thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lirojë trupat e mbetur të pengjeve të vrarë, duke thënë se ky hap është i nevojshëm për të lëvizur në fazën e dytë.

“Një barrë e madhe është hequr, por PUNA NUK KA PËRFUNDUAR.

TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ ËSHTË PREMTUAR”, shkroi Trump, një ditë pasi qëndroi në Izrael dhe Egjipt për të festuar marrëveshjen për përfundimin e luftës.

“Faza e dytë nis TANI”, shtoi ai.

Një ditë më parë, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla, teksa Izraeli në këmbim liroi afër 2.000 palestinezë që ishin në burgjet izraelite.

Hamasi po ashtu ka dorëzuar te Kryqi i Kuq mbetjet mortore të disa pengjeve të vdekura.

Kjo organizatë më pas ia ka dorëzuar trupat Izraelit.

Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar një plan prej 20 pikash të prezantuar nga Trumpi.

Faza e parë e planit parasheh lirimin e pengjeve, armëpushimin në Gazë – i cili ka nisur të zbatohet.

Plani po ashtu parasheh çarmatosjen e Hamasit, kërkesë e parashtruar edhe më herët nga Izraeli, por që nuk ishte pranuar nga Hamasi.

Gjatë qëndrimit në Izrael më 13 tetor, Trump tha se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.

Më pas ai shkoi në Egjipt, në një samit ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë.

Gjatë samitit, ai dhe udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë nënshkruan planin për paqe në Gazë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./REL

Lajme të lidhura

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin
Aktualitet

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin

12:49 - 13/06/26
Berisha: Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare
Aktualitet

Berisha: Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare

12:39 - 13/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:21 - 13/06/26
Para
“Zgjohet” ARRSH njofton planin e ri të menaxhimit të trafikut për autostradën Tiranë–Durrës, bllokimi vetëm natën

"Zgjohet" ARRSH njofton planin e ri të menaxhimit të trafikut për autostradën Tiranë–Durrës, bllokimi vetëm natën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin
Aktualitet

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin

12:49 - 13/06/26

Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin...

Lexo më shumë
Berisha: Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare

Berisha: Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare

12:39 - 13/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:21 - 13/06/26
Redon Xhixha flet pas rinovimit të kontratës: Tirana e re lufton për titullin

Redon Xhixha flet pas rinovimit të kontratës: Tirana e re lufton për titullin

11:50 - 13/06/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’

11:15 - 13/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetgrandpashabetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişholiganbetjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet