GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shqipëri 4:2 Jordani/ Bajrami, Broja dhe Hoxha dhurojnë spektakël

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Supergol i Hoxhës, i bashkohet Bajrami kuqezinjtë thellojnë diferencën (VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2. Ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë.

Gjithsesi, baraspesha erdhi në minutën e 40’, me Bajramin që lëvizi mjaft bukur në zonë, duke detyruar mbrojtësin Mo Abualnadi të shkaktonte një autogol.

Pjesa e dytë foli e tëra kuqezi. Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur tundi rrjetën, duke kaluar për herë të parë kuqezinjtë në avantazh.

Pas 10 minutash, ishte momenti i Arbër Hoxhës, i cili me një gjuajtje nga distanca tundi rrjetën.

Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 79’, Broja me një kalim të bukur në zonë asistoi për Bajramin, i cili me të djathtën tundi rrjetën.

Në fund, Olwan shënoi golin e dytë për miqtë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.

Kështu Shqipëria shkon në katër fitore radhazi, dy miqësore dhe dy ndeshje zyrtare.

Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë më 13 nëntor kundër Andorrës në transfertë, aty ku do të luhen dhe shanset e kualifikimit për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

Shqipëri 4-2 Jordani

Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al-Rashdan 27′, Olwan 90′

90′ Gol Jordania 4-2/ Olwan futet në zonë dhe shënon. (VIDEO)

79′ GOOOL Shqipëria 4-1/ Broja lëviz bukure në zonë dhe pason për Bajramin, i cili godet dhe tund rrjetën. (VIDEO)

75′ GOOOL Shqipëria 3-1/ Arbër Hoxha provon me një gjuajtje fantastike nga distanca dhe tund rrjetën, duke sjellë tashmë qetësi te kuqezinjtë. (VIDEO)

65′ GOOOL Shqipëria 2-1/ Asallani jep një top mjaft të bukur në zonë dhe Broja me një manovër fantastike kalon portierin dhe shënon. (VIDEO)

40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)

27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO)

Formacionet Zyrtare:

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Shqiperi Jordani

Lajme të lidhura

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

Në “Elbasan Arena” vetëm për kualifikim, Dinamo e Ilir Dajës luan nesër ndeshjen përballë Aluminij

10:12 - 29/07/26
Egnatia e pafat nga 11 metërshat/ Celje i eliminon nga Champions League, kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League
Sport

Egnatia e pafat nga 11 metërshat/ Celje i eliminon nga Champions League, kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League

07:34 - 29/07/26
Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26
Para
Kur ta bën gruaja 8 me 2, “Plas keq” mes Elita Rudit dhe Gjikos: “A je normale, prit se po vjen Policia…”

Kur ta bën gruaja 8 me 2, “Plas keq” mes Elita Rudit dhe Gjikos: “A je normale, prit se po vjen Policia…”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

Në “Elbasan Arena” vetëm për kualifikim, Dinamo e Ilir Dajës luan nesër ndeshjen përballë Aluminij

10:12 - 29/07/26

Dinamo do të zhvillojë ditën e nesërme, ndeshjen e kthimit përballë Aluminij, i vlefshëm për turin e dytë të Conference...

Lexo më shumë
Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

09:52 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

09:07 - 29/07/26
Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

08:56 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com