GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani tregon momentet kur SPAK u rrethua nga protestuesit pro Veliajt: Ishte shfaqje e shëmtuar

22:29 - 14/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dumani tregon momentet kur SPAK u rrethua nga protestuesit pro Veliajt: Ishte shfaqje e shëmtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në raportimin e gjatë në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ka treguar për herë të parë edhe momentet kur teksa ka qenë në punë, institucioni është rrethuar nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës që kërkonin lirimin e Erion Veliajt.

Ishte një prej seancave në GJKKO, kur po vlerësohej masa ndaj ish-kryebashkiakut, kur godina u rrethua nga dhjetëra protestues pro Veliajt, të cilët bllokuan derën e godinës, çka ua bëri të vështirë prokurorëve dhe gjyqtarëve të largoheshin pas përfundimit të seancës.

Kapri: Pas arrestimit të Veliajt, institucioni juaj u rrethua nga punonjës publik, institucionit iu hoqën edhe dritat dhe të nesërmen kryeministri deklaroi “mos bëni gabim të merrni telefonin tim”. A është kërcënim ndaj jush?

Dumani: Rrethimi i Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme ishte një shfaqje e shëmtuar. E përjetuar nga prokurorët e posaçëm, administrata dhe gjyqtarët e gjykatës së posaçme. Një ngjarje që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ne në mënyrë institucionale sinjalizuam institucionet përgjegjëse, të cilat nuk kishin marrë masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit në Prokurorinë e Posaçme. Unë mund të sjell përvojën time, pas mbarimit të gjykimit unë duhet të ikja në shtëpi dhe ishte ora 9.30-10 e darkës. Me vështirësi kemi kaluar përmes turmës së njerëzve. Kisha një emergjencë familjare dhe prandaj doja të ikja se ndryshe do prisja edhe 1 apo dy orë. Ishte një moment shumë i vështirë, jo për mua, por për trupën që më shoqëronte. Me shumë profesionalizëm ata evituan çdo incident.

Nderkohe, kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur në komisionin e Ligjeve me deputetin demokrat, Gent Strazimiri.

Debati

Strazimiri: Refuzoni të thoni që task-forca e krijuar për zgjedhjet ka qenë dështim, por thoni që mund të kishte qenë më mirë. Në rezulton që blerja e votës është kthyer në sistem dhe ka një bashkëpunim të fortë të pushtatarëve me krimin e organizuar. Ju jeni përfshirë që të parandalohet gjëja. Në fund fare jo vetëm që nuk parandaluam gjë, por krimi i organizuar e mbushi kutinë aq sa deshi. Kjo nuk mund të jetë sukses i pjesshëm.

Dumani: Sa i takon zgjedhjeve, SPAK ka bërë çfarë ka qenë e mundur për të hetuar krimin zgjedhor. Rastet janë konkrete. Ccdo pretendim tuajin e kemi verifikuar, edhe në 12 të natës. Kemi bërë çfarë ka qenë e mundur, duke rrezikuar hetuesit dhe prokurorët. Unë jam përgjegjës për çfarë bëj unë, jo çfarë mendoni ju.

Strazimiri: Thatë që korrupsioni është në rritje, jam dakord. Sa më shumë shtohet represioni ndaj korrupsionit, aq më shumë shtohet.

Manja: Strazimiri iu tërheq vëmendjen se nuk jemi këtu për të vlerësuar kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen. Përmbahuni se ndoshta edhe jeni lodhur. Edhe ata (prokurorët e SPAK) janë lodhur, kanë qenë në punë gjithë ditën.

Strazimiri: Ju keni treguar patriotizëm atëherë dhe kjo detyrë që keni marrë përsipër nuk bëhet pa atdhedashuri dhe pa patriotizëm. Në emër të kësaj ju kërkoj hesap sot. Thatë që jo të gjitha çështjet janë njësoj. Një çështje për armëmbajtje pa leje është ndryshe nga një çështje për kundravajtje rrugore. Tre liderët e opozitës i ke në burg ose ndjekje penale për korrupsion. Ka edhe ministra, i shkoni rreth e qartë godinës së kryeministrisë, arrestoni liderët e opozitës për korrupsion dhe në fund dilni në përfundimin që korrupsioni qenka rritur. Mos ndoshta nuk e bën Mehmeti me kokë të vetë, mos ndoshta e bën Enveri dhe herë pas herë iu jep ndonjë nga këta juve që ti keni për konsum publik? A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që është Enveri dhe jo Mehmeti me kokën e tij? Nuk kam nevojë për përgjigje.

Manja: këto janë konsiderata politike dhe nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucionit që drejtoni. Ju kërkoni nga Dumani atë që e ka përgjegjësi gjithë shoqëria në tërësi. Mos e acaroni këtë dëgjesë pas 5-6 orësh. Pak respekt për të ftuarit këtu. SPAK është shpresë për të gjithë, ti kërkojmë llogari për aq sa ka me kushtetutë.

Dumani: Përgjigje nuk do Strazimiri, por patjetër që kam koment. Ju (i drejtohet Strazimirit) nuk mund të aludoni që në këtë seancë unë vetëm një herë kam qenë i vërtetë. Ju e dini shumë mirë që jam i vërtetë çdo orë dhe çdo ditë të jetës sime. Ndihem i fyer nga ajo që thoni. Sa patriot jam dhe sa e dua këtë vend e pranuat vetë. Të gjithë bashkë me prokurorët kemi një qëllim të vetëm për të kontribuar për ecjen par të këtij vendi. Edhe këtë e dini shumë mirë ju që mua dhe prokurorët e posaçëm nuk na bëjnë shumë përshtypje emrat, ministra, zv.kryeministra, kryeministra, por provat duhen. Sa herë kemi pasur prova kemi ndërtuar ndjekje penale. Për pjesën tjetër nuk dua të përfshihem në diskutimet tuaja.

Strazimiri: Në emër të atij respekti që përmendët, iu fola. Unë me aq sa iu njoh, nuk më duket se jeni njeri që kënaqeni me rezultate minimaliste, ose ta quani gjasme-rezultatin rezultat. Sa i përket patriotizmit, keni parasysh një gjë, burri ka kohë me u fëlliq deri në një minutë para se me vdek.

Manja: Dakord, dakord, nuk jemi për të treguar burrninë e njeri-tjetrit këtu.

gijotina.com/

Etiketa: Altin Dumani

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com