GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti.

Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.

Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Po ashtu mësohet se konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare.

“Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin,”- ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve.

Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”. I akuzuar Arsen qëlloi me një armë zjarri drejt vëllait dhe kunatës, duke I vrarë në vend. Krimi u parapri nga një konflikt mes vëllezërve Muskurti mbi pronësinë e një agjencie turistike të themeluar prej tyre disa vite para ngjarjes.

Katër ditë para se të qëllohej për vdekje nga vëllai, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë nga Arsen Muskurti.

Ndërkohë, prej më shumë se 1 viti para krimit vëllezërit ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e agjencisë turistike. Në procesin civil, Dritan Muskurti kërkonte kthimin e një shumë prej 17 milionë lekë të rinj.

Etiketa: Arsen MuskurtiGjykata e Tiranes

Lajme të lidhura

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos
Aktualitet

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26
Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork
Aktualitet

Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

21:18 - 21/09/26
Para
Berisha, Dumanit: “Altin Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur aq i ka vetëm familja Xhafaj

Berisha, Dumanit: “Altin Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur aq i ka vetëm familja Xhafaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com