GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha, Dumanit: “Altin Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur aq i ka vetëm familja Xhafaj

15:53 - 15/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha, Dumanit: “Altin Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur aq i ka vetëm familja Xhafaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, akuzoi kreun e SPAK se është një armik i egër i pluralizmit politik.

Berisha e akuzoi Dumanin për mospërgjegjësi në rrethimin dhe dhunën ndaj aktivistëve, duke kërkuar responsabilitet për zyrtarët që, sipas tij, ‘flenë mbi dosjet e krimit’.

“Dje, qytetarët shqiptarë ndoqën punimet e komisioneve parlamentare, ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë. Njëherë unë dua të falënderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan, angazhimin në pyetje, siç ishte rregullorja, dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës të drejtësisë të narkoshtetit, por edhe përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione. Ishte një përfaqësim mjeran. Ju e patë se si mëkatarët, që të gjithë të implikuar në afera të ndryshme, qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri. Janë dëshmuar institucionet më të korruptuara në Shqipëri dhe në Europë. Janë dëshmuar bashkëpunëtore në krime.

Flas për përfaqësuesit, se unë e di që aty ka burra dhe gra të ndershëm dhe punëtorë që përpiqen. Por nuk ia dalin dot. Po si mund t’ia dalin? A e dëgjuat ju? Këndej flitej për gjykatësin e ekzekutuar, përfaqësuesi i qeverisë së gjykatësve fliste për të atin në aksident. A e kuptoni? I patë vetë ju, i dëgjuat vetë, i dëgjuan shqiptarët. I patë Ulsiun dhe Fatmir Xhafën, secilin më të zi se shokun. Vasalë pa dinjitet. Po pse? Sepse Ulsiu e ka dosjen kaq tek kush? Tek Altin Troplini. Po, po, dhe ka jo një, por e ka për disa çështje. Absolutisht. Jo vetëm për tokën që keni dëgjuar atje. Për pronat e tjera. Ulsiu prandaj i kërcente trupi sa herë ia hidhte sytë ky se unë studioja gjuhën e trupit. Turpi.

Fatmir po bënte sikur po nervozohej me Ulsiun. Jo mo jo. Kishte hall se Fatziu ka bllokuar ligjin antimafia. Se Altin Troplini rrahu gjoksin se ka sekuestruar apo konfiskuar 60 milionë euro. Po ç’janë 60 milionë euro? 60 milionë euro është hoteli i Redi Mollës. Gjer tani, se është i planifikuar për 100. Se atë, hotelin nuk e ka konfiskuar. Përkundrazi, Redi Mollën e liroi. E liroi- e thotë populli se ku është zë nuk është pa gjë- sepse rezulton se Redi Molla është djali i teta Ollgës, një teto shumë e dashur për Linda Ramën. Për ma hollësisht, duhet me pa gjendjen. Doli ai, u lirua. Ja pra, se ku ka zë nuk është pa gjë. Është mençuria e popullit që e thotë këtë. Dhe thotë se kam sekuestruar 60 milionë. Çfarë ka sekuestruar ti mo? Po 60 milionë i ka familja Xhafaj që nuk i ke prekur asnjë qindarkë.

Ajo ishte një skenë… Të dashur qytetarë, ku janë 1 miliardë euro të humbura, taksa tuajat? 630 milionë euro janë borxhet që kompania çeke CEZ iu kishte shqiptarëve, me fatura të vërtetuara nga kompani ndërkombëtare auditi. Nuk po merrem me dosjet e tjera që shkojnë 3 miliardë, por po i injoroj ato, por po flas për borxhet me fatura. Dhe dokumentin që një nga kryearbitrat më të njohur në Europë ia dërgonte Edi Ramës, duke i thënë të mos bëjë marrëveshje se Shqipëria ka të gjitha të drejtat për të fituar. Jo vetëm që humbëm 630 milionë euro, por Edi Rama mori edhe 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kujt i fliste ai? Po 200 milionë euro të djegësave, me kë do i kalojë? Me Arben Ahmetaj që i kundërshtoi 5 herë dhe që lëshoi urdhër arresti për fatura hoteli që i mori nga familja Rama kryeshpifësi i medias. I faktuar si shpifës, por i mbrojtur nga Dumani. Çfarë detyre ka kryer ky? Po a shkojnë 800 milionë këto. Po tuneli i Llogarasë sa shkon? I faktuar 50 milionë euro vjedhje. Po check up i vampires së shëndetit të shqiptarëve, Vilma Nushi, që është gruaja e kushëririt të tij, sa shkon? Pra, ku janë këto? Dhe dilte aty me papërgjegjshmërinë më të plotë.” tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Bajram Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Shpallni moskompetencën për çështjen e Erion Veliajt

Bajram Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Shpallni moskompetencën për çështjen e Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe...

Lexo më shumë
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com