GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kreu juaj, argat i Vuçiç”/ Berisha për gjenocidin serb: Ata që shkelin mbi gjakun e sakrificës, s’kanë gjak shqiptari

11:28 - 16/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kreu juaj, argat i Vuçiç”/ Berisha për gjenocidin serb: Ata që shkelin mbi gjakun e sakrificës, s’kanë gjak shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha, ka kërkuar miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb në Kosovë, duke akuzuar mazhorancën për mohimin e këtij akti të rëndë historik.

Në një fjalim të ashpër, Berisha deklaroi se mohimi i gjenocidit serb përbën një mohim të ndërgjegjes kombëtare dhe një fyerje për sakrificën e shqiptarëve që kanë rënë për Atdheun.

Kryedemokrati theksoi se ata që shkelin mbi gjakun tyre këtij gjenocidit, nuk janë shqiptarë, duke shtuar se kreu i Ps-së Edi Rama është një argat i Vuçiçit.

“Gjatë periudhës 1998-1999,forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra të evidentuara ndaj popullsisë së pambrojtur të saj. Kështu, u vranë rreth 1400 fëmijë. Dhe po citoj: Likoshan- 24 viktima civile.
Në Çirez-24 viktima civile. Prekaz- 59 viktima civile. 55 të familjes Jashari. Lybineç- 10 viktima civile. Fortesë- 12 viktima civile. Rrancë, Shtimje- 11 viktima civile. Kleçkë- 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civilë.

Shalë e Bajgorës- 12 viktima civile. Çyçavicë- 24 viktima civile. 6 të mbytur me çekan në kokë. Gulboc- 14 viktima civile. Abri e Epërme- 24 viktima civile të familjes Deliaj. Lubeniç- 100 viktima civile, prej tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë deri në moshën 2 vjeçare. Raçak- 43 viktima civile. Ura e Rakovinës- 4 viktima civila. Leshan- 29 viktima civile. Vushtri- 9 viktima civile. Mitrovicë- 6 viktima civile. Podujevë- 4 të vrarë dhe 11 të plagosur, viktima civile.

Skënderaj- 29 viktima civile. Kaçanik- 26 viktima civile. Podujevë- 36 viktima civile. Celinë- 82 viktima civile. Goden- 28 viktima civile. Ramdobravë- 8 viktima civile nga familja Pajaziti. Krushë e Vogël- 113 viktima civile. Krushë e Madhe- 241 viktima civile. Suharekë- 28 viktima civile. Suharekë- 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha. Padalisht- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj. Landovicë- 23 viktima civile. Mamushë- 18 viktima civile.

Dardhishtë- 11 viktima civile nga familja Rama. Gjakovë- 6 viktima civile nga familje Çerkezi. Izbicë- 114 viktima civile. Prishtinë- 21 viktima civile. Podujevë- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Duriçi, Bogujevci, Lugaliu dhe Gashi. Deçan- 46 civilë të vrarë dhe të zhdukur. Dumnicë e Epërme-6 viktima civile nga granatimi. Mitrovicë- 4 viktima civile. Llashticë- 2 viktima civile, disa të djegur të gjallë. Malishevë- 34 viktima civile. Lybeniç- 69 viktima civile. Gjakovë- 6 viktima civile, nëna me 5 fëmijë të moshës së mitur. Rahovec- 31 viktima civile.

Karlan- 100 viktima civile. Prishtinë- 7 viktima civile. Popovë- Shumë viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm.  Kokaj- 6 viktima civile. Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë jo shqiptarë, por ata nuk janë njerëz.

Ata janë në nivelin e njeriut primitiv ose të kafshës. Por ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten. Këto shifrat që ua dhashë unë këtu janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës, të cilën ne duhej ta adoptonim menjëherë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptar, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje as shoqërore, as njerëzore, as kombëtare.

Kjo është jashtë çdo lloj koncepti.Po si mund të transformoni gjakun tuaj ju në këtë mënyrë? Po edhe ju keni në familjet tuaja njerëz që kanë luftuar, që kanë dashur dheun, që kanë rënë për atdheun. Keni njerëz, jeni mëkuar me virtytet e tyre. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak? Po pse e bëni këtë? Sepse kreu juaj është një argat i Aleksandër Vuçiçit. Po pse e bëni këtë? Sepse kreu juaj është një shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit.
Po dhe çfarëdo etnie t’i përkisni, shqiptarë, grekë, arumunë, malazezë, çfarëdo që të jeni, ndaj gjenocidit duhet të qëndrojmë.

Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. Para se me ardhë këtu po lexoja, vitin e kaluar e kam ngritur këtu gjenocidin serb të Pobregut në Kukës. Gjenocidi serb i Kukësit është i stamposur në traktatet themelore të gjenocidit në botë. Dhe një përfaqësuesi juaj shkruante aty, gafa e Berishës, flet për gjenocid në Lumë. Çfarë ju shtyn ju të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare?

Pse keni ju këtë? Ku e gjeni ju forcën të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serbë po të ishin, do ta votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Edhe maqedonas po të ishin, do të votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe ai është jashtë çdo lloj koncepsioni. Ju bëheni bashkëautorë në krim me Edi Ramën. Ju bëheni bashkëautorë në krim monstruoz.

Kur unë u thashë vitin e kaluar për Pobregun, lexoni mor. Po të jeni shqiptarë, lexoni. Në Pobreg 410 burra, gra e fëmijë i vranë dhe i dogjën të gjallë për civilë. Dhe traktatet kryesore të botës, gjenocidin e Lumës e quajnë një nga gjenocidet e para të luftës së parë botërore. Kurse ju shpreheni jo sikur nuk jeni shqiptarë, por sikur jeni ultranacionalistë serbë, të verbër”, tha Berisha.

Etiketa: berishagjenocid

Lajme të lidhura

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Aktualitet

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet
Aktualitet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Para
Maratona e Tiranës më 18-19 tetor, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës më 18-19 tetor, ja rrugët që do të bllokohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Aktualitet

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shkurt 2026

07:55 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com