GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Luan Basha dhe Armand Agolli dy xholat e rinj të Linda Karçanajt, 1 milion euro për printera dhe kamera

15:13 - 16/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Luan Basha dhe Armand Agolli dy xholat e rinj të Linda Karçanajt, 1 milion euro për printera dhe kamera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luan Basha dhe Armand Agolli janë xholat e rinj të tenderave të Linda Karçanajt, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit AKSHI. Në tenderin e fundit për blerje pajisjesh elektronike, kompania ATOM e Luan Bashës dhe Armand Agollit, zë pjesën qendrore të fasadës së kësaj prcedure me shumë lote.

Janë një grusht kompanish që janë mirëinformuar se cili fiton dhe çfarë roli duhet të luajnë para komisionit të Mirlindës. Blerja e printerave të AKSHI-t i kushton taksapaguesve më shumë se 385 milionë lekë të dhëna përmes një procesi të dyshimtë.

Objketi i tenderit është “Loti 5 -PRINTERA” ndërsa fondi limit i caktuar është 38,529,252 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës është një element më vete abuzimi. Kompania fituese ka kohë t’i sjellë printerat deri më 31 dhjetor 2026. Përse bëhet tenderi një vit përpara? Vitin tjetër mund të shpiket ndonjë printer që nuk kashton një djall si këto që porosit Karçanaj. Po nëse printerat e vjetër shtyjnë edhe ca kohë? Ka shumë dyshime se këto tendera bëhen thjesht për përfitime, pa ndonjë domosdoshmëri. Këto janë indicie për audtimet që do të kryjë KLSH tek AKSHI, por sot na intereson të ekspozojmë procedurën e ndarjes së fondit për këto pajisje.

Përveç ATOM shpk që kishte ofertën 28,811,690  lekë pa TVSH, në tender ka marrë pjesë kompania PC STORE, që ka bërë propozimin me vlerë 9,203,000 lekë pa TVSH, Introvus Solutions me vlerë 14,971,000 lekë pa TVSH, KALLFA, 20,107,700 lekë pa TVSH, SINTEZA CO me vleraë 73,400 lekë pa TVSH, firma C.C.S. me ofertën 27,475,890  lekë pa TVSH, BNT ELECTRONICS, me vlera 89,600 lekë pa TVSH, . BT Solutions, vlera 79,100  lekë pa TVSH dhe NAOL me ofertë ekonomike zero lekë

Pasi janë skualifikuar firmat që kanë bërë “gabime” në plotësimin e formularit, janë shpallur të suksesshme kompanitë: 1. ATOM shpk , 2. KALLFA shpk, Introvus Solutions shpk dhe C.C.S. shpk.

Të njëjtat kompani ka preferuar Karçanaj edhe në lotin tjetër për blerje routera dhe switch.

Në këtë lot janë shpallur të suksesshëm “ATOM shpk” e Luan Bashës, C.C.S. shpk e Genci Likoskëndajt, Introvus Solutions shpk e Ermal Sallakut.

Sipas përshkrimit të kontratës bëhet fjalë për procedurën me objekt “Loti 8 – SWITCH ; ROUTER” me fond limit 36,553,368 lekë pa TVSH me kohëzgjatje për ekzekutimin: nga data e nënshkrimit deri më 31.12.2026.

ATOM kryeson me ofertën 21,698,990  lekë pa TVSH, në vend të dytë C.C.S. shpk, me vlerë 22,679,695 lekë pa TVSH dhe në vend të tretë Introvus Solutions shpk, me ofertën 34,478,100 lekë pa TVSH. Ndërsa ofertatat më të ulëta u skualifikuan.

Më tej vjen “Loti 1 – UPS” me fondin limit 19,953,300 lekë pa TVSH. Edhe për këtë procedurë AKSHI i është drejtuar kompanisë ATOM në rolin e fituesit të tenderit. ATOM shpk ka ofruar ta bëjë furnizimin me 11,954,400 lekë pa TVSH.

Me kontratën e skanerave është shpërblyer një mik i vjetër i Karçanajt, Advanced Business Solutions – ABS shpk, e Gerond Meçes. Kompanitë e Ermal Sallakut dhe të Luan Bashës kalojnë në sfond me oferta pak më të larta. Bëhet fjalë për “Loti 2 SKANERA” me fond limit 11,481,966 lekë pa TVSH.

Edhe për kamerat kontrata i është besuar “Atomit”. Për procedurën “Loti 7 -Kamera web dhe kufje” me fondin limit 6,366,448 lekë pa TVSH, AKSHI ka shpallur fitues ATOM shpk .

Loja me tenderat e SPAK-ut e dy biznesmenëve të ‘Atomit”

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Axians Albania” që përfaqësohet nga Kleanthi Prifti dhe “ATOM” shpk që zotërohet nga dy biznesmenët Luan Basha dhe Armand Agolli, rezulton fitues absolut në dy nga 5 procedurat tenderuese të hapura në 15 prill 2024 nga prokuroria e posaçme SPAK.

Pas dominimit të tenderave të OSHEE-së në sektorin e IT-së, këto dy kompani po e shtrijnë në formë monopoli jo vetëm në OSHEE por dhe tek tenderat e SPAK.

Subjektet “Axians Albania“ dhe “ATOM”, janë shpallur fitues në Lotet Nr. 1 me Lotin Nr.2, të hapur nga SPAK, për blerjen e paisjeve të ndryshme si: “Sisteme për monitorimin, kontrollin e aksesit dhe identitetit në rrjet dhe pajisje netëork” si dhe “Blerje sisteme sigurie Antivirus EDR dhe Fireëall”.

Në Lotin Nr. 2 me vlerë prej 363.810 euro fitoi oferta e vetme garuese “ATOM” shpk dhe “Axians Albania”, të cilët hynë në tender me vlerën prej 33,246,200 lekë të reja.

Ndërsa në Lotin Nr.1 me vlerë të përgjithshme prej 151 milionë lekë të vjetra, ka marrë pjesë BOE “Axians Albania“, “ATOM” dhe “QuantX IT Solutions” si dhe operatori tjetër “INFIGO IS”. Edhe pse kishin hyrë me ofertë me të ulët dy kompanitë e fundit me vendim të komisionit të ngritur në SPAK, janë skualifikuar nga gara.

Nisur nga kjo situatë komisioni ka shpallur fitues BOE “Axians Albania“, “ATOM”, të cilët ofruan për kryen e shërbimit shumën më të lartë ekonomike prej 138 milionë lekë të vjetra.

Kjo garë ishte paracaktuar dhe dihej që tenderat brenda godinës së SPAK, ishin fituar ende pa nisur mirë dhe hapur zarfat e ofertave ekonomikë, nga ku më pas do shpallej dhe fituesi.

Në datën 16 Maj 2024, vetëm pak orë pasi ishte mbyllur procedura konkurruese në 5 lotet e shpallura nga SPAK, gazetari i “Ora Neës” Elton Qyno, i është drejtuar me një kërkesë për informacion kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e vënë në dijeni se tenderat e zhvilluar brenda kësaj strukture ishin paracaktuar dhe fitues ende pa u hapur letrat është shpallur kompania “Axians Albania”.

Ndërkohë në vijim të kryerjes së procedurave, SPAK ka vendosur të anulojë shpalljen e fituesit për Lotin Nr. 3, që kishte vlerën më të madhe ekonomike prej 1 milion e 123 mijë euro me qëllim blerjen e “Blerje sistem mbrojtje anti-ransomëare, storage, server, sëitch”.

Komisioni i SPAK eliminon ofertat më të ulëta

Ndikimi i AKSHI-t duket edhe tek njësi e prokurimit e SPAK. Në tenderin “Loti 2 Pajisje fotokoje” me fond limit 176 milionë lekë, para disa javësh, janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë përvec fituesit, është ATOM Shpk.

Ja renditja e ofertave:

  1. Operatori ekonomik “ATOM” sh.p.k. ka paraqitur ofertë ekonomike në vlerën 14,669,000

pa TVSH.

  1. Operatori ekonomik “BNT Electronics” sh.p.k. ka paraqitur ofertë ekonomike në vlerën 16,972,500 lekë, pa TVSH.
  2. Operatori ekonomik “KALLFA” sh.p.k., ka paraqitur ofertë ekonomike në vlerën 11,109,800 lekë, pa TVSH.
  3. Operatori ekonomik “Sinteza CO” sh.p.k., me ofertë 17,599,000 lekë, pa TVSH.

Basha dhe Agolli kanë përfituar 11.6 milionë euro para publike, përmes tenderave të dyshimë dhe sekretë. Përmes kompanisë Atom, dyshja ka marrë miliona euro tendera sekretë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në disa raste pa kryer asnjë punë.

Gjatë 5 viteve të fundit, rezultojnë rreth 600 transaksione mes enteve publike dhe kompanisë Atom, një pjesë e të cilave produkt i tenderave sekrete.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AKSHIMirlinda Karçanajtender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Kombëtarja U-19 për vajza nis grumbullimin të shtunën, trajnerja Gjini fton 20 futbolliste

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com