GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

22:04 - 16/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do të bëjë një kallëzim penal ndaj Presidentit Barjam Begaj.

Bardhi e akuzon Begajn se para se të merrte detyrën e Presidentit është i përfshirë në afera korruptive si dhe në privatizimin e pronave ushtarake.

“Presidenti është i vetmi njeri në këtë glob që vëllai i vet i blen shtëpi me para të fituara në emigracion, mami dhe babi blejnë një shtëpi dhe ia shesin presidentit për 2 milionë lekë të vjetra, është i vetmi njeri që duke punuar në ushtri ka privatizuar prona pa kundërshpërblim të ushtrisë, por këto janë histori që nuk kanë lidhje me Kushtetutën, prandaj ne nuk i kemi bërë publike”,-tha Bardhi.

Pjesë nga intervista

Gazment Bardhi: Patjetër. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit. A e dini ju që presidenti është sot pronar, nga një apartment 166 metër katrorë, sot është duke ndërtuar tri vila?

Blendi Fevziu: Ku e dini që po ndërton presidenti vila?

Gazment Bardhi: Ne jemi opozita e vendit që mbledhim informacione, verifikojmë informacione.

Blendi Fevziu: Gjysma e informacioneve janë false, janë kaotike, janë të shtuara.

Gazment Bardhi: Më thuaj një denoncim që unë kam, bërë në këtë studio që ka dalë fals.

Blendi Fevziu: Pse keni targetuar presidentin?

Gazment Bardhi: Kemi targetuar Edi Ramën, nuk është Bajram Begaj.

Blendi Fevziu: Po i bini pragut që të dëgjojë dera…

Gazment Bardhi: Ne po i biem modelit korruptiv që Edi Rama çon në çdo institucion të këtij vendi.

Gjithashtu Bardhi tha se edhe punësimi i djalit të presidentit, i cili jeton jashtë, paguhet si i punësuar nga një kompani që ka përfituar 100% prokurimet publike në institucionin e presidentit. Ndër të tjera Bardhi theksoi se Kushtetuta thotë që Presidenti nuk mund të ushtrojë aktivitete të tjera private.

“Presidenti paguhet nga një kompani private dhe që merr si konsultën të caktuar kur ka klient. Presidenti deklaron se merr të ardhura nga kjo kompani si mjek. Kushtetuta të thotë që Presidenti nuk mund të ushtrojë aktivitete të tjera private. I biri ka një histori tjetër që është e mirëfillti korruptive. Djali i Presidentit jeton jashtë vendit dhe është i deklaruar dhe ne kemi prova dhe është i deklaruar se është i punësuar si ndihmës mjekë në një klinikë private në Gjermani.

Njëkohësisht, djali i presidentit pretendon se punon dhe në një kompani sigurimesh në Shqipëri dhe kompania e paguan djalin e presidentit. Tani se çfarë lidhje ka një mjek me kompaninë e sigurimeve. Kjo kompani ka përfituar 100% prokurimet publike në institucionin e presidentit. Dajli i presidentit, 23-vjeç, është punonjësi i 4 me pagën më të madhe, pagë më të lartë se ai ka drejtoi dhe dy zëvendësdrejtorët e kompanisë. Është në mënyrë permanente në konflikt interesi dhe kjo është në shkelje të kushtetutës dhe ligjit”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se PD po çmonton keqpërdorimi që po i bën Rama Presidentit dhe shtoi se nuk ka shqiptarë që besojnë se Begaj është i pavarur nga Rama. Gjithashtu Bardhi theksoi se veprimi i Presidentit për rastin Veliaj vërtetoi që sot të gjitha pushtet janë në dorë të Ramës.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë i PD për të kërkuar shkarkimin e presidentit. Ne çmojmë se keqpërdorimi që po i bën Rama Presidentit ne duhet të reagojmë. Nuk ka shqiptarë që besojnë se Begaj është i pavarur nga Rama. Ne kemi evidentuar që 7 shkeljet të kushtetutës nga Presidenti i Republikës. Kjo është çështje e asaj që është shkruar në kushtetutë. Veprimi i Presidentit për rastin Veliaj vërtetoi që sot të gjitha pushtet janë në dorë të një njeriu. Edi Rama. Edhe PD ka përgjegjësi për vendimet e gabuara në të shkuara, në vitin 2019.

Fakti që një gabim i opozitës në 2019 përkeqësoi bie dakord…. Është asgjësuar i gjithë pushteti lokal. Autonomia lokale është asgjësuar. Të kthehem te Presidenti. Presidenti është mekanizëm balance kush shikon që një institucion rrëshqet dhe duhet të qëndrojë për Kushtetutën. S’ka pse të japi dorëheqjen, mjafton t’i përmbahet atij betimit që ka bërë në atë detyrë. Të respektojë Kushtetutën. Rama tha PS nuk ka çfarë pret për të mbajtur zgjedhjet në Tiranë dhe Begaj e mori urdhrin, kjo ishte shkelja e parë. Ka bërë një ndërhyrje brutale në kompetencat e Kushtetueses. Ajo që bëri me dekretimin e e Diellës.

Diella është një akt propagande e Ramës. Presidenti nuk mund ti shndërroj dekretet në akte karagjoze. Ajo që ka bërë me mos ndërhyrjen edhe pse u njoftua nga opozita, u shfaqën fizikisht. Kemi prezencë të ambasadorëve në mitingjet e PS dhe presidenti qe emëron dhe shkarkon ambasadorët tonë jashtë vendit… Një president që është mbi palët mund të japë një mesazh publik dhe të bëjë një thirrje. Ju e mbani mend për të shpjeguar konfliktin që kishim për 6 muaj në Kuvend. Mazhoranca hartoi një ligj që ngushtonte kompetencat e opozitës.

I kërkuam Presidentit që të mos e dekretonte këtë ligj. Së pesti, Ai e dekretoi ligjin hodhi poshtë shqetësimet e opozitës dhe ligji hyri në fuqi. Për shkak të ligjit hapësirat tona në dy komisionet hapësirat tona ishin të kufizuara. Më vonë Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës”, tha Bardhi

Etiketa: Gazment Bardhi

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
“Betoni i padrejtësisë” në Vlorë – Familja Musaj 12 vite në rrugë, shteti mbron oligarkët, jo qytetarët

“Betoni i padrejtësisë” në Vlorë – Familja Musaj 12 vite në rrugë, shteti mbron oligarkët, jo qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com