GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat e Beogradit festojnë: Parlamenti shqiptar refuzoi rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

10:29 - 17/10/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi sfidon PD-në me emërimet në komisione, opozita përgjigjet me kërkesë për shkarkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat serbe kanë vlerësuar vendimin e mazhorancës së Edi Ramës në parlamentin shqiptar për të refuzuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Gazeta serbe Telegraf shkruan se nuk kaloi rezoluta për të ashtuquajturin gjenocid në Kosovë.

“Gjatë seancës plenare, parlamenti i Shqipërisë nuk e miratoi kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin e supozuar serb në të ashtuquajturën Kosovë. Detajet e votimit nuk u publikuan, por kërkesa u refuzua. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhej ta kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb,” shkruan gazeta.

Telegraf citon edhe liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, i cili deklaroi se Edi Rama është një shërbëtor i Vuçiçit.

“Si mund të shkelë një shqiptar mbi faktet për gjenocidin? Ju e bëni këtë sepse udhëheqësi juaj është shërbëtor i Vuçiçit. Ju duhet të reagoni ndaj gjenocidit, si mund të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një prej temave më të rëndësishme të vetëdijes njerëzore dhe kombëtare”, tha Berisha.

Kërkesa e Partisë Demokratike për të mbajtur një debat mbi miratimin e rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë shkaktoi debat midis qeverisë dhe opozitës në parlament, shkruan gazeta.

Edhe agjencia e madhe serbe, Beta i ka bërë jehonë këtij lajmi.

“Parlamenti i Shqipërisë ka hedhur poshtë një kërkesë të Partisë Demokratike (PD) për të miratuar një rezolutë që dënon, siç thuhet, “gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë”. Vota për këtë propozim nuk u njoftua në detaje, por propozimi u rrëzua”, shkruan agjencia.

Beta raporton se rezoluta u rrëzua teksa “Tirana po përgatitet për një protestë masive mbarëshqiptare të planifikuar për sot në solidaritet me ish-udhëheqësit e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (UÇK) që janë në gjyq në Hagë”.

“Njoftimi për tubimin, të organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shkaktuar tensione politike midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa institucionet e Kosovës, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani, gjithashtu e kanë mbështetur protestën. Vetëvendosja kundërshton organizimin e kësaj proteste nga Rama, duke e akuzuar atë se gjoja ka mbështetur Gjykatën Speciale në atë kohë, ndërsa Rama kundërpërgjigjet se i vjen keq që LVV ‘po i përzien marrëdhëniet institucionale të Kosovës dhe Shqipërisë me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale'”, shkruan agjencia.

Etiketa: gjenocidKosovemedis serbe

Lajme të lidhura

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)
Aktualitet

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

16:59 - 19/12/25
Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht
Aktualitet

Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

16:45 - 19/12/25
Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador
Aktualitet

Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

16:30 - 19/12/25
Para
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)
Aktualitet

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

16:59 - 19/12/25

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO,...

Lexo më shumë
Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

16:45 - 19/12/25
Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

16:30 - 19/12/25
Balluku për Berberin: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë”

Balluku për Berberin: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë”

16:15 - 19/12/25
Deputetët mund të marrin USB-në e Ballukut, dakordësia arrin mes palëve

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, shtyhet vendimi për imunitetin e Ballukut

16:01 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com