GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hysni Gucati në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Gjykata Speciale ka humbur besimin e shqiptarëve, drejtësia është në anën tonë”

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Hysni Gucati në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Gjykata Speciale ka humbur besimin e shqiptarëve, drejtësia është në anën tonë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka nisur protestën e zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke ngritur zërin kundër, siç tha ai, padrejtësive që po u bëhen pesë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgimin e Hagës.

Në fjalën e tij para mijëra qytetarëve të mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare, Gucati theksoi se kjo protestë nuk ka lidhje me politikën, por është një thirrje për drejtësi ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjakun që u derdh për liri. UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë që ishte ushtri çlirimtare – këtë e ka dëshmuar historia dhe bota mbarë,” – deklaroi Gucati.

Ai shtoi se krimet e Serbisë janë të dokumentuara dhe të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa proceset në Hagë po përdoren për të njollosur një luftë të drejtë.

“Gjykata Speciale ka humbur çdo besim të shqiptarëve. Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Drejtësia e vërtetë nuk ka frikë nga e vërteta,” – theksoi ai.

Duke vënë në dukje se Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, Gucati tha se nuk do të lejojnë që të përdhoset emri i atyre që sakrifikuan për liri.

Protesta e sotme u organizua në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Nasim Haradinajt, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë, me akuza për krime lufte.

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqyrtoni kërkesën tonë për shkarkimin e Niko Peleshit

“Edhe Këshilli i Integrimit në duart e Ramës? Bardhi: Pushteti s’e ngop më”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com