GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Atentati me eksploziv/ Ranucci flet lidhjet e trafikantëve shqiptarë me kartelin e Sinaloas

22:30 - 17/10/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati me eksploziv/ Ranucci flet lidhjet e trafikantëve shqiptarë me kartelin e Sinaloas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alba Kepi/ Në intervistën e sapo dhënë këtë mbrëmje për gazetaren italiane Lilli Gruber, drejtuesi i emisionit investigativ Report, Sigfrido Ranucci, foli hapur për presionet, kërcënimet dhe hetimet që kanë shoqëruar punën e tij dhe redaksinë pas publikimit të disa dosjeve të forta mbi korrupsionin dhe krimin ndërkombëtar.

Ranucci iu referua edhe çështjeve që lidhen me Shqipërinë dhe me projektet që përfshijnë migrantët shqiptarë, duke theksuar se hetimet e “Report” kishin treguar të vërtetën.

“Çështja ka ngritur shumë debat publik”, tha ai, gazetari Rannuci nënvizoi se ekipi i tij kishte paralajmëruar për problemet në qendrat që menaxhojnë migrantët në Shqipëri, një projekt që sipas tij dështoi plotësisht.

“Sa i përket fakteve që kemi treguar për qendrat që menaxhojnë migrantët në Shqipëri, në fund doli që kishim të drejtë ne. Pikërisht falë atij hetimi…”

“Unë dua të jem optimist dhe të qëndroj te faktet. Faktet që kemi treguar dëshmojnë se kishim të drejtë. Qendrat në Shqipëri kanë qenë një dështim.”

https://youtu.be/96AS7qiRyWs?si=69Tla8UDXK1IBt2W

Ranucci zbuloi gjithashtu se, pas publikimit të një tjetër hetimi mbi narkotrafikun shqiptar të lidhur me kartelin meksikan të Sinaloas, kishte marrë sinjale kërcënuese që shkonin përtej fjalëve.

“Pas atij hetimi që bëmë mbi narkotrafikun shqiptar të lidhur me kartelin meksikan të Sinaloas, mora disa sinjale nga një avokat që ishte ngarkuar nga ndërmjetës të kartelit për të përgatitur kallëzime kundër meje me qëllim delegjitimimin tim. Dhe nëse ato nuk do të funksiononin, do të kishte ndodhur edhe ndonjë ‘incident’ i natyrës së ndryshme. Pra, kishte edhe kërcënime të fshehta.”

Në vijim të bisedës me Lilli Gruber, Ranucci foli edhe për hetimet e ardhshme të “Report”, që prekin fusha të ndjeshme të lidhjeve midis politikës, ekonomisë dhe krimit të organizuar:

“Me shumë nga hetimet për të cilat kemi folur edhe sot me prokurorët, ata donin të kuptonin nëse kishte ndonjë lidhje me hetimet e mëparshme, por edhe me ato që janë në ndërtim.”

“Një ditë më parë unë kisha publikuar në profilin tim disa tema — një pistë financimesh që përfundojnë në duart e kompanive fiktive; ajo e rikthimit tek lufta që zhvillohet pas kuintave të Komisionit Antimafia; do të rikthehemi te masakrat mafioze; do të rikthehemi tek infiltrimi i ‘Ndranghetës’ në administratat publike. Janë tema që të bëjnë të ngresh antenat.”

Mbi antentatin Rannuci u shpreh se “fakti që kane shkaktuar ndezjen, aktivizimin në atë moment shpërthimi nga larg,  do të thotë që ai që e vendosi, di si lëviz unë, ku shkoj, çfarë bëj dhe kush lëviz pranë teje. Domethënë, çdo anëtar i familjes time mund të goditej  në çfarëdo mënyre.”

Lajme të lidhura

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Para
Gropa e ndërtimit zbulon themelet e pallatit ngjitur – banorët në rrezik. Ja çfarë bën Bashkia Kamëz…

Gropa e ndërtimit zbulon themelet e pallatit ngjitur – banorët në rrezik. Ja çfarë bën Bashkia Kamëz...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com