Takim mes presidentit Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskit u përshkrua nga mediat si i ‘’ashpër dhe tensionuar’’, ku Trump, deklaroi qartë se nuk ka ndërmend të furnizojë Ukrainën me raketa Tomahawk, të paktën për momentin.
Axios përshkruan detajet prapa skenave të takimit ballë për ballë midis Trump dhe Volodymyr Zelensky. Takimi përfundoi papritur pas dy orësh e gjysmë.
“Mendoj se kemi mbaruar. Le të shohim se çfarë ndodh javën tjetër”, tha Trump, duke iu referuar takimit të tij të ardhshëm ballë për ballë me Vladimir Putin në Budapest.
Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky shtyu fort për Tomahaëks, por Trump nuk tregoi fleksibilitet.










Discussion about this post