GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut – Votojnë të sëmurët, shtëpitë e të moshuarve e të burgosurit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut – Votojnë të sëmurët, shtëpitë e të moshuarve e të burgosurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë materialin zgjedhor në komisionet komunale për zgjedhjet lokale që mbahen të dielën.

Në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit gjithsej kanë të drejtë vote mbi 1.8 milionë persona, ndërsa procesi zhvillohet në 3480 vendvotime. Në garë janë 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë.

Nga mesnata e së shtunës deri të dielën në orën 19:00, kur është edhe orari i mbylljes së vendvotimeve, subjektet politike në Maqedoninë e Veriut janë në heshtje zgjedhore.

Megjithatë një kategori e caktuar, ku përfshihen të sëmurët, të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, të dënuarit dhe ata që ndodhen në paraburgim, ushtron të drejtën e votës që të shtunën.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë mbi 25 mijë votues të rinj që kanë mbushur 18 vjeç. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka akredituar mbi 1300 vëzhgues të huaj dhe vendas.

Gjatë 20 ditëve fushatë elektorale për zgjedhjet lokale, e cila filloi më 29 shtator dhe u mbyll më 17 tetor, kandidatët për kryetar komunash, përfshirë edhe ata nga koalicionet shqiptare VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim, patën mundësi të prezantojnë programet e tyre para qytetarëve.

Etiketa: Maqedoni e veriut

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë – Emrat

Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë - Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com