GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lamallari: Qëndrimi i zgjatur në paraburgim është padrejtësia më e madhe

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Lamallari: Qëndrimi i zgjatur në paraburgim është padrejtësia më e madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e mbajtur në Konferencën për 30 vjetorin e partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias, tha ndër të tjera se sot vendi ynë ka një sistem drejtësie që po ngrihet mbi themele të forta të pavarësisë dhe integritetit, me gjykata dhe prokurori të posaçme produkt i kësaj reforme që për herë të parë në historinë e shtetit të pavarur shqiptar, kanë patur mundësinë reale të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë njerëz me pushtet.

“Besimi në rritje i qytetarëve tek këto institucione është treguesi më i fortë i vlerësimit që kemi bërë gjënë e duhur dhe do të vijojmë ta mbështesim reformën në drejtësi, duke synuar konsolidimin e mëtejshëm të të gjithë hallkave të kolanës së drejtësisë, në funksion të garantimit të plotë të barazisë para ligjit dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka rritur stadardet e llogaridhënies dhe integritetit në sistemin tonë të drejtësisë”, deklaroi ministri Lamallari.

Në vijim tha se përtej rezultateve inkurajuese të Reformës në Drejtësi, jemi të vetëdijshëm se përmbushja plotësisht e vizionit dhe programit qeverisës “Shqipëria 2030 -Shtet i së Drejtës” në funksion të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të çdo qytetari, shkon përtej parimeve themelore të pavarësisë së pushteteve dhe kontrollit kushtetues.

“Vetëm përmes zbatimit besnik të parimit “checks and balances”, gjykatat mund të shërbejnë si balancues moral dhe juridik, me qllimin përfundimtar: mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore”, tha Ministri i Drejtësisë.

Më tej ai përmendi dy të dhëna, të cilat i cilësoi si aspak të rehatshme që vijnë nga sistemi penitenciar dhe ai gjyqësor.

“Së pari, nga 4576 shtetas të cilët gjenden sot në burgjet e vendit, rreth 60% e tyre janë ende në pritje të një vendimi drejtësie. Qëndrimi në paraburgim, për një kohë më të gjatë se koha e disponuar me vendim përfundimtar gjykate, për shumë prej tyre shndërrohet në padrejtësinë më të madhe për ta dhe familjarët e tyre; Së dyti, teksa ne përballemi me sfida si vakancat e krijuara nga zbatimi i vettingut në Shqipëri, sigurisht një masë mëse e nevojshme, apo rritja në vijim e backlog apo çështjeve të mbartura nga viti në vit, ndonëse ligji sanksionon ndërmjetësimin si veprimtari jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht në çështje civile, familjare, të punës, apo edhe në rastet kur përfshihen interesa të të miturve apo marrëdhënie bashkëshortore, vitin e shkuar në shkallë Republike, vetëm një Gjykatë rrethi ka udhëzuar dhe informuar palët mbi mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit. 25 raste nga 1500 të tilla të regjistruara vullnetarisht apo përmes shërbimit për ndihmë juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë, nuk arrin dot as 2% të totalit të çështjeve që mund të ishin kanalizuar për zgjidhje përtej proceseve tradicionale, të cilat më së shumti janë të tejzgjatura, me kosto për qytetarët dhe ndikim tek besimi i tyre në institucionet e drejtësisë. Shkalla e suksesit të trajtimit dhe zgjidhjes së tyre nga ndërmjetësit e licensuar arrin në 85-90%. Kjo sa për të ilustruar, pa folur më pas për potencialin e jashtëzakonshëm por shumë pak ose aspak të eksploruar të arbitrazhit, pajtimit, negocimit, apo metodave hibride dhe përdorimit të teknologjisë për zgjidhjen e një kategori mosmarrëveshjesh”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në përfundim ai tha se shteti i së drejtës nuk është një stacion ku mbërrijmë, por një udhëtim i pandalshëm që kërkon përkushtim të përhershëm. Prandaj, sfida jonë sot është ta konsolidojmë Reformën në Drejtësi, të sigurojmë funksionimin efikas të institucioneve të reja, të rrisim transparencën dhe të forcojmë integritetin në çdo hallkë të administratës dhe sistemit të drejtësisë.

Lajme të lidhura

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar
Aktualitet

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

10:24 - 19/06/26
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim
Aktualitet

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

10:14 - 19/06/26
Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan
Aktualitet

Akuzohen se i morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë të Elbasanit

10:03 - 19/06/26
Para
Makina del nga rruga në aksin Klos-Burrel, lëndohen dy vajza

Makina del nga rruga në aksin Klos-Burrel, lëndohen dy vajza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar
Aktualitet

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

10:24 - 19/06/26

Tre muaj pas ngritjes, qeveria ka vendosur që të mbyllë Bordin e Transparencës. Lajmin e bëri me dije ministrja e...

Lexo më shumë
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

10:14 - 19/06/26
Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan

Akuzohen se i morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë të Elbasanit

10:03 - 19/06/26
Ndërsa Trump bombardon kartelet e drogës, Jared dhe Ivanka pastrojnë qindra miliona dollarë në Shqipëri

Ndërsa Trump bombardon kartelet e drogës, Jared dhe Ivanka pastrojnë qindra miliona dollarë në Shqipëri

09:56 - 19/06/26
“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës që pastrohen në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës që pastrohen në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

09:10 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş