GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbledhja e KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ja vendimet që u morën

17:28 - 20/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ja vendimet që u morën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nën drejtimin e Mirela Bogdanit, ka zhvilluar sot raportimin vjetor për punën e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë seancës, Bogdani u ndal edhe te proceset në vijim për zgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sa i përket kreut të BKH-së, Bogdani sqaroi se roli i KLP-së në këtë proces është kryesisht formal, pasi Këshilli vetëm miraton emrin që i paraqitet nga SPAK dhe komisioni i posaçëm për vlerësim. Emërimi i ri pritet të vijë pas përfundimit të fazës së përzgjedhjes.

Ndërkohë, për postin e drejtuesit të SPAK, kryetarja e KLP-së tha se aktualisht është duke u kryer verifikimi i platformave, vlerësimi i profileve dhe elementëve të tjerë të kandidaturave në garë. Ajo theksoi se procesi po zhvillohet pa asnjë lloj presioni nga faktorë të jashtëm.

Bogdani: Jemi duke pritur nga prokuroria e Posacme, emrin e personit për ta caktuar KLP si drejtues, kaq informacion kemi. Procesi do mbyllet së shpejti, por nuk di një afat kohor. Referuar ligjit, roli i Këshillit është vetëm formal. Nuk mund të dalim jashtë parashikimeve, do presim nga SPAK të sjellë emrin që do rekomandohet dhe do e emërojmë.

Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit. Lidhur me çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK.

gijotina.com/

Etiketa: KLPSpak

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
I dënuar nga Haga për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë ish-gjenerali serb

I dënuar nga Haga për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë ish-gjenerali serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com