GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Nëse nuk reflektoni…” Xhafaj kërcënon KLP, Mirela Bogdani: Kërkoj mbledhje me dyer të mbyllura

22:43 - 20/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nëse nuk reflektoni…” Xhafaj kërcënon KLP, Mirela Bogdani: Kërkoj mbledhje me dyer të mbyllura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një raportimi prej rreth 3 orësh, në 2 komisione parlamentare, të drejtueses së KLP-së, Mirela Bogdani, për raportin e vitit 2024, ku në pjesën më të madhe të pyetjeve u fol për gjëra teknike, kritikat dy kryetarët i lanë për në fund. Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj nuk hezituan të numërojnë të gjitha problemet që sipas tyre ka institucioni, në veçanti rregullorja, vlerësimi i performancës së prokurorëve dhe emërimet e drejtuesve në prokuroritë në rrethe.

“Nëse ju nuk reflektoni, do të jetë Kuvendi që nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore, pa cenuar pavarësinë e asnjë organi të drejtësisë, do të ndërhyjmë. Do të kemi një rezolutë përpara se ju të raportoni në seancë plenare. Rezoluta, edhe pse jemi në përfundim të vitit 2025, do të gjejnë pasqyrim të gjitha shqetësimet dhe problematikat që ka KLP. Reflektimi i parë do të duhet ët vijë nga ju. Kur të raportoni vitin tjetër në këto komisione, do të duhet të ketë marrë zgjidhje problemi i rregulloreve, i vlerësimit të punës dhe performancës së prokurorëve dhe të jetë hapur diga për të operuar me sistemin e karrierës dhe emërimin dhe plotësimin e prokurorive të juridiksionit ët përgjithshëm me drejtues sepse këtë proces e keni bllokuar ju”,- tha Manja.

Manja tha se pavarësia nga politika është e garantuar, por nuk po shoqërohet me funksionalitet të duhur nga ana e KLP-së.

“Këshilli i ka mekanizmat për të qenë distant nga politika, përse nuk funksionon këshilli, mesa kuptova unë ka të bëjë me protagonizmin e trupës së prokurorëve anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo duhej të ishte vlerë për Këshillin. Askujt më shumë se prokurorëve nuk i dhimbset sistemi sepse e kanë shtëpinë e vet. Këshilli do të duhet të ngrihet në nivelin e lartësisë që i kërkon Kushtetuta dhe Ligji, prokurorët dhe jo prokurorët në Këshill. Pse qenka e vështirë për të bërë vlerësimin e 218 prokurorëve që janë sot në sistem? Ka traditë gjyqësore dhe prokuroriale në këtë vend”,- tha Manja.

I pakënaqur me punën e KLP-së në këto vite është edhe Fatmir Xhafaj, i cili përveç kritikave se institucioni po sjell probleme për integrimin, kërkoi bashkëpunim me Kuvendin, për t’i mbështetur.

I krijoni vendit një problem shumë të madh në procesi e integrimit sepse kritikat më të mëdha nga BE janë për këtë këshill. Është situatë e mbartur, por çfarë mbështetje kërkoni për aq sa mund të bëjë Kuvendi, para se Kuvendi të bëjë vetë një analizë se çfarë të bëjë me Këshillin’,- u shpreh Xhafaj.

Në përgjigjen e saj, drejtuesja e KLP-së, Mirela Bogdani, nuk ishte e gatshme të fliste publikisht mbi kritikat dhe kërkoi një mbledhje pa praninë e kamerave për të diskutuar mbi problematikat e institucionit që ajo drejton dhe më pas të ketë zgjidhje.

E pyetur për zgjedhjen kreut të Byrosë Kombëtare dhe SPAK, Bogdani tregoi fazën në të cilën ndodhet procesi.

Për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Bogdani tha se roli i KLP në këtë proces është formal, dhe vetëm pret emrin e përzgjedhur nga SPAK dhe komisioni i posaçëm për këtë qëllim, që ta emërojë.

“Ne jemi duke pritur nga Prokuroria e Posaçme që të sjellë propozimin për ta caktuar sipas ligjit. Ndoshta mund të jetë momenti që Këshilli të ketë një rol më aktiv të procedurës së ndjekur, por roli i Këshillit është vetëm formal. Ne e kemi diskutuar gjatë këtë dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të dalim nga parashikimet e legjislacionit. Ne do të presim emrin nga SPAK dhe komisioni”,- tha Bogdani.

Për drejtuesin e SPAK, Bogdani tha se në vazhdim KLP do të vazhdojë me verifikim e platformave, profilit të tyre etj. Ndër të tjera, theksoi se KLP nuk po përballet me presion nga asnjë faktor për përzgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

“Unë e përmenda pak më pas për që kemi miratuar kushtet dhe kriteret formale për prokurorët që kanë aplikuar. Këshilli më pas do të vijojë me verifikimin e platformës, dosjeve që kanë sjellë, analizë dhe konkluzion përfundimtar në seancën dëgjimore, intervistën dhe votimin. Nuk ka presione”,- tha Bogdani.

Sa i përket arrestimit të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, Bogdani tha se KLP ka kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit informacion më të detajuar lidhur me ngjarjen dhe më pas do të dalë me një qëndrim për rastin.

“Lidhur me avokatin e arrestuar në Elbasan, ne kishim një mbledhje sot dhe diskutuam në mënyrë informale, vendosëm që fillimisht të kërkojmë informacion dhe më pas do të qartësojmë qëndrimin. Nuk mund të shprehemi pa pasur një informacion të plotë të mënyrës se si kanë rrjedhur ngjarjet”,- tha drejtuesja e KLP.

“Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit. Lidhur me çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK”, tha ajo.

Edhe aludimet për ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, Bogdani i hodhi poshtë preferencat dhe zbuloi porositë.

“Nga diplomatët është kërkuar garantimi i procesit. Nuk ka asnjë lloj sugjerimi. i vetmi sugjerim ka qenë nëse keni ndonjë kërcënim referojini, absolutisht jo një emër konkretë”, u shpreh ajo.

gijotina.com/

 

Etiketa: Fatmir XhafajKryesore1Mirela Bogdani

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Non grata nga SHBA dhe Britania, ‘dorëzohet’ Dodik

Non grata nga SHBA dhe Britania, 'dorëzohet' Dodik

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com