GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Akt Normativ/ Rama ndryshon buxhetin për paratë e Arbitrazhit të Becchetti-t , ikin 30 MLN euro

18:44 - 21/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Akt Normativ/ Rama ndryshon buxhetin për paratë e Arbitrazhit të Becchetti-t , ikin 30 MLN euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të tretë brenda këtij viti qeveria ka rishikuar përmes aktit normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Sa i takon institucioneve shtesa më e madhe në buxhet i bëhet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së cilës i jepen rreth 60 milionë euro shtesë. Pjesa më e madhe e buxhetti shtesë që i bëhet këtij dikasteri shkon për Albontrol, i cili do të marrë rreth 30 mln euro për shkak të bllokimit të llogarive për çështjen Bechetti.

24 milionë euro nga buxheti që i bëhet Ministrisë së Infrastrukturës shkojnë për transportin rrugor, me qëllim përshpejtimin e disa projekteve si ndërtimi i rrugës lidhëse Tiranë–Elbasan me korridorin VIII; Arredimi dhe rikualifikimi urban i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza I–III); Ndërtimi i rrugës Kashar–Nyja Vaqarr (Faza III); Spostimi i linjave të tensionit të lartë përgjatë korridorit VIII.

Në programin e transportit hekurudhor, janë parashikuar rreth 3.6 milionë euro për vitin 2025 për zbatimin e projektit të linjës hekurudhore “Terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4 km)”, si zgjatim i linjës Durrës–Tiranë, me vlerë totale prej rreth 18 milionë euro.

Shperblimi i pensionisteve

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.

“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.

Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë, dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.

Borxhi publik

Ndërkohë është rishikuar në ulje edhe stoku i borxhit publik. Në fund të 2025-ës borxhi publik parashikohet të arrijë në 14 miliardë e 255 milionë euro, nga 14 miliardë euro e 632 milionë euro që ishte parashikimi fillestar për këtë vit.

“Borxhi publik në fund të vitit 2024 shënoi nivelin 54.2% të PBB-së, duke u ulur me rreth 3.4% krahasuar me fundin e vitit 2023. Ky nivel, i cili është konsiderueshëm më i ulët edhe krahasuar me periudhën para Pandemisë (65.0% e PBB-së në vitin 2019), shënon njëkohësisht edhe nivelin më të ulët të regjistruar që prej vitit 2010 (57.7% të PBB-së”, thuhet në relacion.

Një nga faktorët kryesor thotë ministria e financave që ka ndikuar pozitivisht në reduktimin e borxhit është kursi i këmbimit që po ju kursen para. Kjo pasi borxhi i marrë në valutë është bërë më i lirë prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

“Kursimin prej 6.93mld lekë në shpenzimet për interesat e borxhit,  përkatësisht 4.62mld lekë në interesat e jashtme dhe 2.31mld lekë në ato  të brendshme, kryesisht si rezultat i rënies së normave të interesit në  krahasim me supozimet në fazën e planifikimit të tyre dhe pjesërisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit”, vijon relacioni.

gijotina.com/

Etiketa: BechettiEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë
Botë

U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë

08:37 - 10/04/26
Murrizi: Sa të jetë Berisha nuk ka shans t’ia marrë dikush partinë, vetëpërjashtimi i Salianjit një shpikje e doktorit
Aktualitet

Murrizi: Sa të jetë Berisha nuk ka shans t’ia marrë dikush partinë, vetëpërjashtimi i Salianjit një shpikje e doktorit

08:09 - 10/04/26
Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League
Sport

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League

23:32 - 09/04/26
Para
Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, “Benz”-i shpërthen në flakë

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, “Benz”-i shpërthen në flakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë
Botë

U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë

08:37 - 10/04/26

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharazi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra...

Lexo më shumë
Ndër boksierët më të mëdhenj të botës, Nelson Hysa betohet: Flamurin shqiptar do ta çoj atje ku e ka vendin

Ndër boksierët më të mëdhenj të botës, Nelson Hysa betohet: Flamurin shqiptar do ta çoj atje ku e ka vendin

08:33 - 10/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 10/04/26
Murrizi: Sa të jetë Berisha nuk ka shans t’ia marrë dikush partinë, vetëpërjashtimi i Salianjit një shpikje e doktorit

Murrizi: Sa të jetë Berisha nuk ka shans t’ia marrë dikush partinë, vetëpërjashtimi i Salianjit një shpikje e doktorit

08:09 - 10/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Prill 2026

07:35 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com