GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet laboratori i dokumenteve të falsifikuara, drejtohej nga punonjësi i Gardës (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet laboratori i dokumenteve të falsifikuara, drejtohej nga punonjësi i Gardës (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

4 persona janë arrestuar ditën e sotme për shkak se kishin ngritur një laborator për falsifikim pasaportash drejtë BE dhe SHBA. Bëhet me dije se  mes të arrestuarve, në këtë skemë krimi janë përfshirë një biznesmen i njohur dhe një efektiv i Gardës së Republikës.

Sipas burimeve, punonjësi i Gardës është shtetasi Henri Haxhiraj, i cili menjëherë pas zbulimit të rastit dhe arrestimit të tij, është pezulluar nga detyra. Nga veprimet hetimore të kryera është vërtetuar se i riu Haxhiraj ishte pjesë e një grupi që prodhonte dokumente dhe pasaporta të falsifikuara, për individë që dëshironin të udhëtonin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Si drejtohej grupi

Koka e këtij grupi kriminal falsifikatorësh rezulton të jetë Pertef Musabelli. Emri i tij nuk rezulton i skeduar më herët në listën e Policisë, por ajo që dihet është fakti se ai është babai i Alfred Musabellit, i riu që mbeti i vrarë në Qytetin Studenti nga Kostandin Xhuvani. Në dosjen hetimore thuhet se Musabelli kishte të gjithë logjistikën e laboratorit për krijimin e dokumenteve false dhe mbante kontaktet me persona të tjerë, që siguronin pagesat dhe klientelën.

Musabelli, së bashku me punonjësin e Gardës së Republikës, shërbenin si koordinatorë dhe, kundrejt shumave monetare, arrinin të nxirrnin dokumente false me qëllim për të udhëtuar në drejtim të disa shteteve të Europës dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në këtë fazë të hetimit është provuar plotësisht implikimi dhe roli drejtues i Pertef Musabellit dhe gardistit Henri Haxhiraj. Kjo pasi gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, një agjent Policie ka arritur të infiltrohet në këtë grup, duke nxjerrë në 5 raste pasaporta të falsifikuara dhe dokumente të tjera false.

Hetimet

I gjithë aktiviteti i tyre ka qenë në monitorim prej të paktën tre muajsh nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, të cilët kishin infiltruar edhe agjentin për të zbuluar dhe provuar këtë veprimtari kriminale. Operacioni policor “Identiteti” u finalizua të enjten nga Policia e Lezhës, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga; ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy bashkëpunëtoreve të tjerë, shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata, shkruan panorama.

Hetimet në lidhje me rastin po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj, i cili ditën e premte ka dërguar kërkesat në gjykatën e Lezhës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj 4 personave të arrestuar, ndërsa seanca gjyqësore pritet të mbahet ditën e shtunë.

Etiketa: arrestfalsifikimKryesore1skeme

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Ardit Çuni zbulon dy banorët më “fake” në Big Brother

Ardit Çuni zbulon dy banorët më “fake” në Big Brother

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com