Katër punonjës të Policisë së Kavajës janë pezulluar nga puna pas konsumimit të veprës penale ‘Shpërdorim detyre’. Masat e sigurisë me karakter ndalues janë ekzekutuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore (AMP).
-Komisar A. M., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier;
-N/Komisar E. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë;
Inspektor R. Ç., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë;
-N/Komisar S. K., me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë; janë pezulluar nga detyra pasi gjatë ushtrimit të saj, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 rrënjë.










Discussion about this post