GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Francë/ Muzeu i Luvrit rihapet 3 ditë pas grabitjes së bujshme

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
FOTO/ Grabitja në Luvër, këto janë 7 bizhuteritë e vjedhura. Mes tyre, një karficë prej 6,7 milionë eurosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muzeu i Luvrit hapi sërish dyert për publikun këtë të mërkurë, tre ditë pas një grabitjeje të guximshme që tronditi opinionin publik dhe detyroi mbylljen e përkohshme të institucionit më të vizituar muzeal në botë. Vizitorët pritën në radhë për të hyrë në ndërtesë për herë të parë që nga grabitja.

Sipas prokurorisë së Parisit, vlera e bizhuterive të vjedhura shkon deri në 88 milionë euro, ose rreth 102 milionë dollarë.

Teksa policia franceze po kërkon dëshpërimisht për të gjetur bizhuteritë e çmuara që u grabitën në muzeun e Luvrit, ekspertët kanë paralajmëruar se tashmë mund të jetë tepër vonë për t’i shpëtuar ato.

Midis sendeve të grabitura nga Luvri ishte një set bizhuterish me diamante dhe safir, përfshirë një diademë dhe një gjerdan të Mbretëreshës Marie-Amélie (dhe Mbretëresha Hortense).

Diadema e zbukuruar me gurë të çmuar përmban 24 safirë Cejloni dhe 1,083 diamante.

Gjerdani dhe vathët me gurë smeraldi të Marie-Louise përmbajnë 32 smeralde dhe 1,138 diamante.

Grabitja ndodhi të dielën e 19 tetorit, ku hajdutë, të maskuar si punëtorë, përdorën një shkallë të montuar në një vinç dhe u futën nga një dritare. Autoritetet lokale bënë me dije se grabitësve u janë dashur 7 minuta për të hyrë në Galerinë Apollo, për të rrëmbyer bizhuteritë dhe për t’u larguar.

Lajme të lidhura

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës
Breaking Views

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

13:59 - 11/10/26
Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve
Aktualitet

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

13:32 - 11/10/26
Para
SHBA rrit presionin ndaj Rusisë: Senati shqyrton masa të reja ndëshkuese

SHBA rrit presionin ndaj Rusisë: Senati shqyrton masa të reja ndëshkuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26

“Askush nuk ka mundur kurrë të na e marrë Kosovën dhe Metohinë nga zemrat dhe thellësia e shpirtit tonë. Herët...

Lexo më shumë
Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

13:59 - 11/10/26
Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

13:32 - 11/10/26
Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com