GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetari i RAI-t, Sigfrido Ranucci: Më kërcënuan nga Sinaloa të lidhur me shqiptarë

22:12 - 22/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari i RAI-t, Sigfrido Ranucci: Më kërcënuan nga Sinaloa të lidhur me shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë, pas atentatit, për një media shqiptare ka folur gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ai foli për Now në Euronews Albania.

Ranucci ka folur fillimisht për ngjarjen e asaj dite dhe ka dhënë një version të mesazhit që, sipas tij, autorët kanë dashur t’i japin.

“Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur.”

Ranucci tregoi se është kërcënuar nga një mafioz në Padova, i cili, sipas tij, kishte porositur vrasës shqiptarë për ta kërcënuar.

“Siç thashë, ne nuk kemi elementë që tregojnë se ky ka qenë një akt që ka lindur nga bota kriminale shqiptare. Ne kemi folur edhe për organizatat kriminale në Romë. Unë, për shembull, kam marrë masa mbrojtëse, sepse një i burgosur në Padova, i lidhur me ‘Ndrangheta-n, kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë që të më vrisnin mua. Edhe kjo ishte arsyeja. Nuk kam pasur kërcënime nga mafia shqiptare,” – tha Ranucci.

Ai është pyetur nëse shqiptari i ekstraduar nga Italia, Altin Sinomati është porositi i atentatin ndaj tij. Ranucci u shpreh se më parë ka marrë masa mbrojtjeje nga shteti pasi një narkotrafikant kishte urdhëruar bandat shqiptare që ta vrisnin.

Ai theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim apo mesazh material nga mafia shqiptare teksa shtoi se nuk mund të bëjë lidhje hipotetike të rasteve të mëparshme me atentatin ndaj tij.

“Siç thashë ne nuk kemi elementet për të thëne se ky akt ka lindur  nga bandat kriminale shqiptare. Janë disa teme që i kemi prekur disa herë, duke folur për organizatat kriminale që lëvizin në Rome.

Unë për shembull kam marrë masa mbrojte se një zotëri nga burgu i Padovas , një narkotrafikant lidhur me Ndragheta kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë duke iu kërkuar të më vrisnin mua.

Unë kam marrë masa mbrojtje nga shteti dhe unë nuk kam pasur mesazhe materiale nga ana e mafia shqiptare. Çdo lidhje do ishte shume hipotetike e bazuar ne asnjë fakt”, u shpreh ai.

Ai ka folur dhe për kërcënimet që ka marrë për investigimin e qëndrave të emigrantëve në Gjadër.

“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptar lidhur me këtë cështje dhe unë ja kam dërguar gjykatësve.”-tha Ranucci.

Gazetari theksoi se ka marrë mesazhe dhe telefonata të shumta të cilat nuk ka mundur t’iu përgjigjet të gjithave.

Ai theksoi se kryeministrja italiane, Georgia Meloni e ka telefonuar dhe e falenderoi për solidaritetin. Ai shtoi se edhe kolegë nga Shqipëria i kanë shkruar dhe se ka shumë mesazhe për të parë se kush i ka shkruar.

“Unë kam pasur telefonin e mbushur me telefonata dhe mesazhe. Te gjithëve dua t’iu kërkoj falje që nuk iu jam përgjigjur. Kryeministrja me ka telefonuar në atë moment isha në prokurori dhe nuk i jam përgjigjur.

Nuk e dija se ishte ajo se nuk e kisha numrin e saj. Jam përgjigjur pak me vone dhe e falënderoj për solidarizimin. Tani do të shoh mesazhet që kam marr, kush më ka shkruar, kush ka ndarë solidaritet me mua. Kam marr disa mesazhe nga disa kolegë nga Shqipëria”, tha ai. /Euronews Albania

Etiketa: AtentatiSigfrido Ranucci

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Para
Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, sinjalizon bashkimin historik të opozitës

Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, sinjalizon bashkimin historik të opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet mëngjesin e kësaj të premte, (19 dhjetor 2025) për të shqyrtuar kërkesën...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25
Ditë e ngrohtë dhe me diell…parashikimi për të premten

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com