GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vetëshpall kandidate e pavarur për Tepelenën, aktorja Disha i lexonte filxhanin Ramës: Do marrësh 78 mandate

12:28 - 23/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U vetëshpall kandidate e pavarur për Tepelenën, aktorja Disha i lexonte filxhanin Ramës: Do marrësh 78 mandate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktorja e humorit Delinda Disha ka shpallur sot kandidaturën të cilën e cilëson të pavarur për Bashkinë Tepelenë pas dorëheqjes së Tërmet Peçit për të marrë mandatin.

Disha thotë se kandidon e pavarur por ishte pjesë e takimit përmbyllës elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier për zgjedhet e 11 Majit.

Disha, me filxhanin simbolik të fatit në dorë, u shpreh me nota lozonjare se fitorja e Partisë Socialiste është e sigurt dhe se në këtë garë ajo do të arrijë plot 78 mandate.

“Ta pashë filxhanin motra jote herën e parë, t’i gjeta të gjitha me porte, me aeroporte, me hekurudha, vetëm Shell-i na u vonua. A fillojmë më Fierin njëherë se e kam pikë të dobët. Filxhani thotë se Fierit, Antalya t’i marri të keqen, se ka për tu bërë nga Semani në Vjosë me resorte, me hotele dhe do të plasi një treg pune. Do të hapen kateringje, një industri e madhe zhvillimi. Më del edhe një “KP” mua këtu. Është Komuna e Parisit se atje e ndërtuan fierakët dhe do të kthehen të gjithë në Fier të punojnë dhe të investojnë se do të zhvillohet turizmi,” i tha ajo kryeministrit buzagaz.

Aktorja vijoi më tej duke “lexuar” edhe më thellë në filxhanin e saj imagjinar, ku pa rrugë, aeroporte dhe zhvillim të turizmit bregdetar.

“S’më gënjen filxhani mua zemra jo. Ja ku është edhe rruga e aeroportit. Ma ndan filxhanin në mes rruga e aeroportit mua, por kemi edhe një rrugë tjetër mo zemra. Është një rrugë blu. Kam përshtypje që kjo do jetë rruga që do të mbulojë komplet me Adriatik, me Jon. Tani ta lej cik këtë unë dhe të jap motra atë porosinë ty, nuskën e fitores. Ta dhashë herën e parë dhe tani me këtë do të fitosh,” u shpreh ajo, duke e shoqëruar fjalimin me gjeste tipike të një “leximi filxhani”.

Në fund, Disha “mbylli profecinë” e saj elektorale me një parashikim përfundimtar që ngjalli duartrokitje në sallë:

“Tani ta shtypim për mandatet se e di aty më qan mua zemra. O 77 ose 78 më dalin mua. Po 78 unë them i ke të marra e vdekur. E fundit filxhani më thotë që mandati i fundit të shoh atje në Bruksel, të ngresh flamurin më të bukur në botë.”

Me këtë performancë të mbushur me humor, metafora dhe sarkazëm, Delinda Disha e ktheu takimin elektoral të PS në Fier në një skenë të vërtetë show politik, ku arti dhe fushata u shkrinë në një “lexim filxhani” që mori më shumë duartrokitje se çdo premtim formal.

Etiketa: dishafilxhankandidatureRama

Lajme të lidhura

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve
Aktualitet

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

08:27 - 08/02/26
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes
Aktualitet

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

08:19 - 08/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Para
Korça dhe Elbasani bëjnë rokadë me drejtorët e Policisë

Dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 16-vjeçari në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve
Aktualitet

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

08:27 - 08/02/26

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave...

Lexo më shumë
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes

08:19 - 08/02/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026

07:45 - 08/02/26
Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

07:31 - 08/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com