GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi: Zgjedhjet kanë rënë – OSBE/ODIHR damkosi Ramën si armik të votës së lirë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit Parlamentare te Partise se Lirise Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar dokumentin si “vulë përfundimtare mbi farsën elektorale të regjimit të Edi Ramës”.

Sipas Blushit, raporti ndërkombëtar konfirmon me fakte dhe prova të pakundërshtueshme qëndrimet e opozitës se zgjedhjet nuk ishin as të barabarta, as të lira, as të ndershme e as të fshehta. Ai theksoi se konstatimet e OSBE/ODIHR tregojnë se procesi zgjedhor ka rënë dhe mazhoranca aktuale ka humbur çdo legjitimitet moral e politik.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë qartë se procesi zgjedhor nuk i përmbushi standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit. Përmes përdorimit masiv të aseteve publike për qëllime elektorale, bashkëpunimit me elementë kriminalë dhe sistemit të paligjshëm të patronazhistëve, Rama u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve”, u shpreh Blushi.

Ai shtoi se raporti i OSBE/ODIHR e vendos kryeministrin Rama në qendër të akuzës për “shembjen e standardeve demokratike të zgjedhjeve”, duke përmendur presionet, shantazhet dhe blerjen e votave përmes rrjeteve të patronazhistëve dhe ndikimit të krimit të organizuar.

Një nga gjetjet më të forta të raportit, sipas Blushit, është përndjekja politike ndaj liderëve të opozitës. Ai theksoi se OSBE/ODIHR sjell në vëmendje rastin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës dhe arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta në tetor të vitit të kaluar.

“Këto janë fakte që tronditin themelet e çdo demokracie funksionale dhe dëshmojnë se regjimi aktual po ndëshkon kundërshtarët politikë përmes drejtësisë së kapur,” deklaroi Blushi.

Blushi e quajti “alarmante” ekzistencën e sistemit të patronazhistëve, të cilin e përshkroi si “një mekanizëm të paligjshëm survejimi dhe kontrolli politik mbi qytetarët”. Sipas tij, raporti i OSBE/ODIHR dokumenton frikësimin e zgjedhësve, manipulimin e votës së emigrantëve, ndërhyrjet e pushtetit lokal, kapjen e mediave dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në procesin zgjedhor.

“Ky është thelbi i asaj që raporti e përshkruan si deformim të plotë të procesit demokratik nga narkoregjimi i Edi Ramës,” – tha ai, duke shtuar se edhe dita e votimit u shoqërua me shkelje masive dhe përdorim të strukturave shtetërore për fushatë.

Në përfundim, zëdhënësi i Partisë së Lirisë deklaroi se raporti është “dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë politike”.

“Kuvendi që doli nga ky proces nuk përfaqëson vullnetin e lirë të shqiptarëve, por është produkt i një partie-shtet që ka kapur çdo institucion dhe ka përdorur burimet publike e krimin për të tjetërsuar votën dhe për të penguar rotacionin politik,” – theksoi Blushi.

Partia e Lirisë, sipas tij, mbetet e vendosur në misionin për rikthimin e votës së lirë dhe integrimin europian të vendit.

“U bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm të ngrihet dhe të reagojë fuqishëm ndaj këtij narkoregjimi që ka marrë peng vendin, ka kapur drejtësinë dhe po vret çdo ditë të ardhmen europiane të Shqipërisë,” përfundoi ai.

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Para
Në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit në Manzë/ Kush është Daniel Pepa (FOTO)

Në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit në Manzë/ Kush është Daniel Pepa (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët që janë kundër ndërtimit të resortit në...

Lexo më shumë
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş