GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Artur Bushi i jep 200 MLN lekë firmës së Kujtim Mirit, që pastron paratë prostitucionit dhe të drogës

14:51 - 23/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Artur Bushi i jep 200 MLN lekë firmës së Kujtim Mirit, që pastron paratë prostitucionit dhe të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjafton vetëm tenderi i pastrimit të Bashkisë Fushë Krujë, që kryebashkiaku Artur Bushi të shkojë në shoqërinë e zyrtarëve të tjerë të arrestuar për korrupsion. Vepra penale për të cilën ka indicie të qarta është “shkelja e barazisë në tendera”. Këtë nder Bushi ua kthen shokëve të vjetër të trafiqeve kriminale. Kompania “Rinia 96” shpk, e cila me letra është në pronësinë e Etlevës, bashkëshortes së Kujtim Mirit, ka pas një pjesëtar rrjeti prostitucioni në Belqgjikë dhe i arrestuar për drogë në Fushë Krujë.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i Pastrimit dhe Largimit të Mbetjeve Urbane për Qytetin e Fushë-Krujës, Bashkia Krujë”.  Bashkia ndan cdo vit fondin 19 725 580,00 lekë të cilin ia jep kompanisë së mafias “Rinia 96” shpk.

Këtë vit tenderi është mbajtur 1 shtator 2025 dhe pjesë e farsës ka qenë edhe oligarku Shkëlqim Fusha, i cili megjithëse kishte ofertë më të ulët, ka dorëzuar aplikim me “gabime” në sipërfaqen e pastrimit. Kësisoj “Fusha” shpk është “skualifikuar”.

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Procedura është kualifikuar me përshkrimin: Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët.

Kompania e Kujtim Mirit është shpallur fituese më 22 shtator 2025 me ofertën 19 655 750,00 që është thuajse sa fondi limit.

Sic shihet nga dokumenti, bashkimi i operatorëve përfaqësohet nga administratorja Etleva Miri, që ka 65% të fondit.

Kryetari Bushi i ka dhënë dorën e fundit pazarit me kompaninë e mafies së Fushë-Krujës duke vendosur firmën në formularin e shpalljes së fituesit dërguar më adresën e “Rinia 96” shpk.

Kompania e mafias  

Kompania u krijua nga Shkëlqim Miri më 1996, por “shkëlqimi” ekonomik do të vinte më vonë, kur do të pastroheshin paratë e prostitucionit dhe të drogës. Në vitin 2001, Shkëlqimi do t’i shiste gjysmën e aksioneve Luan Gunit. Ndërsa ky i fundit do të largohej në vitin 2007 dhe do t’ia kalonte kuotat Bledar Corajt.

Bledari është eksponent i një bande që merrej me prostitucion, ndërsa kompania i duhej për të pastruar paratë.

Më 16 tetor 2015 doli në dritë pjesëmarrja e Corajt në një organizatë që merrej me shfrytëzim prostitucioni.

Dashnor Deliallisi, 36-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën tre vajza të reja dhe ai vetë, dyshohet se ishte pjesë e një bande prostitucioni në Belgjikë. Prej disa kohësh ai ishte në vëzhgim nga Policia, pasi ishte person i dyshuar edhe për trafik droge. Madje, emri i tij u përmend edhe në një çështje ku u përfshi e dashura e tij, shtetasja Rovena Kalemi dhe një mik i saj, të cilëve rezulton t’u kenë ardhur nga Belgjika një shumë prej mbi 1 milion eurosh.

Prokuroria për Krimet e Rënda konfiskoi 850 mijë euro në llogaritë bankare të Rovena Kalemit dhe shtetasit, Bledar Coraj në 20 korrik 2015. Shuma e parave kishte kaluar në llogaritë e tyre nga shtetasi belg, Eric Nyssens, me profesion infermier në Bruksel i cili rezultonte i dashuri i Kalemit. Nga hetimi rezultoi se Kalemi dhe Coraj nuk justifikojnë burimin e parave dhe se shumat vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Krimet e Rënda nisën hetimet pas sinjalizimit të marrë nga Prokuroria e Durrësit, se në llogaritë e dy shtetasve shqiptarë, Kalemi dhe Coraj gjatë vitit 2014 ishin kryer disa transferta që tejkalonin 1 milion eurot.

Pjesë e këtij grupi dyshohej si ishte edhe Deliallisi, shkaktari i aksidentit të tmerrshëm. Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se shtetasja Kalemi ka tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan. Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Bledar Coraj u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë pas një operacioni masiv antidrogë në Fushë Krujë, në vitin 2017, finalizuar me sekuestrimin e 425 kg kanabis dhe 12 armë zjarri e municion luftarak.

Pas kësaj, Coraj u lirua në “arrest shtëpie” dhe i ka kaluar aksionet e kompanisë në emër të Kujtim Mirit, i cili është kushëriri i Shkëlqimit.

Më 13 Nëntor 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurise “Arrest me burg” për Kujtim Mirin. Kushëriri i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, që akuzohet si sekser që merrte paratë për llogari të gjyqtarit.

Gjykata e Krimeve të Rënda vlerësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasit Kujtim Miri, kushëriri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Togat e zeza vendosen masë sigurie “Arrest me burg” për Kujtim Mirin.

Një muaj më pas, Kujtimi, i cili kishte tashmë 100% të kompanisë së mafies, ia dhuroi aksionet bashkëshortes. Nuk dihet se si është realizuar ky transaksion, ndërkohë që pronari ndodhej në burg, por në këtë vend ndodh gjithcka.

Një vit më pas, ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua në nëntor 2017 me afro 33 milionë lekë para të thata në shtëpi, u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë me masën minimale të parashikuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve” ndërkohë që përfitoi ulje me një të tretën e dënimit për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar, ndonëse nuk pranoi fajësinë.

Në vendimin e dhënë më 27 nëntor 2018, afro një vit pas arrestimit, gjykata e dënoi atë me 2.6 vite burg. Kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili u akuzua si “sekseri” që i dha paratë Shkëlqim Mirit, në përfundim u dënua me një vit e 8 muaj heqje lirie.

Kodi Penal parashikon dënime deri në 10 vjet burg, për personat e akuzuar sipas nenin “319 Ç” për “korrupsion  pasiv  i  gjyqtarëve”, por prokurori Klodian Brajo ka kërkuar dënimin e të pandehurit me katër vjet burg, të cilat bazuar në gjykim e shkurtuar reduktohen në 2 vjet e 8 muaj, që çoi edhe në vendimin përfundimtar të gjykatës për dënimin e Shkëlqim Mirit me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas prokurorisë kundrejt 30 mijë eurove, ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i dha lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel.

 

Hetimi i prokurorisë nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kanë  favorizuar të pandehurin Gentian Doda i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij.

Akuza ndaj ish-gjyqtarit Miri u mbështetën në një sërë përgjimesh dhe më pas në sekuestrimin e sasisë prej rreth 250 mijë eurosh që u gjetën ‘cash’ në shtëpinë e tij. Nga pretenca rezulton se Miri nuk ka mundur të vërtetojë ligjshmërinë e parave që iu kapën.

Artur Bushi në “listën e pritjes” në SPAK

Strategjia e kryeministrit Rama për të tërhequr mafian dhe të fortët në anën e tij ka funksionuar duke i dhënë PS-së fitoren në bastionet e dikurshme të së djathtës, sic është Kruja dhe Fushë Kruja.

Banda e mësipërme që përfiton paratë e taksapaguesve të Fushë Krujës ka mbështetjen e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi. E kaluara e errët e tij ishte CV për të cilën Edi Rama e ftoi në PS dhe e promovoi figurën e tij.

Bushi ndërkohë është në pritje t’i vijë radha që SPAK ta arrestojnë për korrupsion. Më 17 mars 2023, Artur Bushi u paraqit në SPAK.

Mësohet se shtatë kallëzime penale janë depozituar në SPAK, ndaj kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.

Ndërkohë që 3 prej tyre janë regjistruar për procedim, 2 janë dërguar gjykatat e rretheve, ndërsa 2 të tjera janë pushuar si çështje.

SPAK po verifikon një aferë të dyshuar korruptive të Artur Bushit me ndarjen e banesave për familjet që mbetën të pastrehë pas tërmetit të nëntorit 2019.

Në këtë aferë të dyshuar Artur Bushi është implikuar përmes vëllait të tij, Ilir Bushi, i cili komandon njësinë e Thumanës me urdhra verbalë dhe ndikime të paligjshme.

Shumë familje kanë bërë ndarje fiktive në gjendjen civile me qëllim për të përfituar disa banesa padrejtësisht, ndërsa familje të tjera janë nxjerrë jashtë loje.

Përfituesit kanë lidhje klienteliste me Artur Bushin, me të shkuar të errët jashtë vendit.

Vëllai i Artur Bushit, Ilir Bushi, kontrollon disa kompani, mes të cilave edhe kompaninë e transportit dhe gurores, Fazion, me nipt L84805202M.

Me anë të kësaj kompanie Ilir Bushi administron disa gurore në Krujë në konflikt interesi, ndërsa është futur edhe si nënkontraktor i kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulajt, ku ka ndërtuar një segment të rrugës Thumanë-Kashar.

Artur Bushi dyshohet gjithashtu për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai dyshohet se ka diktuar tenderat për një rreth klientësh të tij, duke ndarë fitimet me çanta.

Një tjetër aferë korruptive me sfond zgjedhor konsiston në punësimin fiktiv të qindra personave në pesë njësitë administrative të Bashkisë Krujë.

Ai u përfshi në politikë pas kthimit në Shqipëri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komunës Thumanë, në vitin 2011. Dy vjet më pas, ai u bë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, për deputet në qarkun e Durrësit dhe fitoi mandatin.

Në gusht 2015, ai u bë kryetar bashkie në Krujë, ndërkohë që një investigim zbuloi se kandidati për kryebashkiak i Krujës ishte arrestuar në qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar për lidhjet me një organizatë të trafikut të kokainës.

Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane. Përveç kësaj çështjeje, Artur Bushi shënoi në formularin e dekriminalizimit edhe një ndalim të vitit 1996 në Caserta të Italisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Artur BushiBledar CorajKujtim MiriSHKELQIM MIRItender

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
I burgosur politikisht prej 10 muajsh, lirohet ish-deputeti Ervin Salianji

Raporti i ODIHR, Salianji: Protestat të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com