GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

21:40 - 23/10/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ Ngërçi në Kuvend nuk zhbllokohet as pas përpjekjes së 15-të, seanca e radhës më 15 maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se çfarë do ta priste pas tyre.

Sfidë në konstituim të Kuvendit, ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, dhe rrezikim të fondeve të huaja në vlerë të qindra miliona eurove.

Kur duket se s’ka ku shkon më keq, del çështja e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm – i cili, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, pritet të jetë rreth 3.5 miliardë euro. Për ish-ministrin e Ekonomisë, Haki Shatri, situata momentale është shumë shqetësuese.

“Buxheti është baza materiale e funksionimit të shtetit. Nëse i rrënohet kjo bazë, shteti falimenton, nuk mund të funksionojë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Për të mos arritur deri aty, buxheti duhet të kalojë nëpër disa faza, që të mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Fazat e miratimit të buxhetit

Buxheti për vitin e ardhshëm fillon të përgatitet qysh në muajin mars, në disa qarkore buxhetore, dhe më pas u shpërndahet për shqyrtim të gjitha institucioneve që financohen nga buxheti.

Në kushte ideale, Qeveria i kryen të gjitha përgatitjet dhe, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, datë të fundit për miratim të buxhetit e ka 30 tetorin.

Kështu, deputetët i kanë dy muaj kohë, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, që ta shqyrtojnë dokumentin në dy lexime, në komisione, dhe t’i bëjnë ndryshimet e duhura. Por, problemi i parë tani është që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.

Relativisht mirë deri këtu. Por, Kosova e ka edhe problemin e dytë, pasi është duke pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar nëse Kuvendi është konstituuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret, dhe varësisht vendimit mund të zvarritet edhe procesi i miratimit të buxhetit.

“Eventualisht, nëse mbesim pa [formim] të Qeverisë dhe pa Kuvend, rrezikohet që nga data 1 janar të mos ketë buxhet dhe asnjë procedurë pagese nuk mund të ndodhë pa një vendim të Kuvendit”, thotë Shatri.

Në mesin e pagesave që bllokohen janë: pagat, pensionet, ato për karburante të Policisë dhe ushtrisë, apo edhe ato për furnizime me material shpenzues të institucioneve.

“Praktikisht, i bie vënia e drynit shtetit”, vlerëson Shatri.

Duke folur për afatet e miratimit të buxhetit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha ditë më parë se Qeveria “do të bëjë çmos, në të mirë të shtetit, në të mirë të republikës, që institucionet të funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme siç kemi bërë deri më tani”.

Opsioni i dytë

Për të mos ardhur puna deri te bllokada, ekziston edhe një mundësi. Në rast se Qeveria e miraton buxhetin, dhe deputetët vonohen në përfundim të procedurave të nevojshme, atëherë ekzekutivi mund të bëjë propozim për plotësim/ndryshim të Ligjit aktual për Buxhetin, në mënyrë që ai të mos skadojë më 31 dhjetor, por të mundësohen shpenzimet vijuese për janar ose edhe shkurt, me mesataren mujore të vitit paraprak, ose siç njihet ndryshe rregulli 1/12.

Shatri kujton se diçka e tillë i ka ndodhur Kosovës dy-tri herë prej shpalljes së pavarësisë. Çfarë ligji mund të propozohet, nëse arrihen afatet kohore?

Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe pak ditë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit, dhe për të kuptuar nëse ajo i merr votat e nevojshme.

Edhe nëse ai apo dikush tjetër arrin ta formojë Qeverinë, dhe nis me procedim të buxhetit, Shatri nuk beson se ai dokument do të jetë shumë mirë i menduar, marrë për bazë situatën nëpër të cilën ka kaluar vendi deri më tani.

Pse? Sepse, sipas tij, nuk ka pasur ministër të plotfuqishëm që do të mund të hartonte politika adekuate zhvillimore për vitin e ardhshëm, dhe rrjedhimisht, buxheti i ardhshëm mund të jetë kopje e atij paraprak.

Dëmet tjera ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po e vuan shumë ekonomikisht mungesën e institucioneve fuqiplota.

“Bizneset duan parashikueshmëri, për të kuptuar se çfarë politika fiskale do të ketë, cilat janë investimet në projekte kapitale, që më pas investimet publike të tërheqin investime private”.

Ai thotë se fokusi në ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm duhet të jetë, ndër të tjera, në reforma në politikat fiskale, në rritjen e buxhetit për investime kapitale dhe në përmirësimin e imazhit të shtetit, që ua hap dyert investimeve të huaja.

Shatri përmend edhe nevojën e shfrytëzimit të mundësive për kredi dhe hua publike, që të sigurohet një hapësirë për zhvillim dinamik të vendit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, parashihet rënie e rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën, në 3 për qind në 2025-tën, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rënien më të madhe janë parashikuar ta kenë Serbia dhe Kosova, e cila, megjithatë, mbetet pak mbi mesataren e rajonit./REL

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com