GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pesë pajisjet DPI që po përgjojnë shqiptarët, ja ku i ka vendosur qeveria

22:44 - 23/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë pajisjet DPI që po përgjojnë shqiptarët, ja ku i ka vendosur qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte akses më lehtë në hakerimin e tij, është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ka qenë fillimisht demokrati Saimir Korresh, i cili u shpreh se është përdorur pajisja “DPI” për përgjimin e shqiptarëve, përfshirë dhe të prokurorëve.

Fillimisht, Tomi Kallanxhi, u shpreh se pajisja është e instaluar në pesë kompani kryesore të internetit që shpërndan shërbim në kompani të tjera, duke e cilësuar atë si një “filtër” të çdo përdoruesi.

“Është e instaluar në 5 kompani që ofrojnë gjithë internetin në kompani të tjera. Ajo është si tip  filtri, që çdo thirrje që kalon nga çdo përdorues, nga çdo klient, në një farë mënyre lexohet, dekriptohet dhe analizohet në metadata. Këto metadata.. pastaj nuk dihet nëse softueri i përdor, ku i ruan…”, tha ai.

Por kush e përdor këtë pajisje? Kallanxhi shprehet se kjo është një enigmë, teksa shtoi se “e gjitha është underground”.

Kërkuesi kibernetik, Trim Radoja, u shpreh se përmes kësaj pajisje, është praktikisht e pamundur përgjimi i mesazheve apo thirrjeve të përdoruesve, pasi ajo thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit.

“Ti thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. Nëse ti do të shohësh që filan person po përdor një lloj inkricioni të veçantë, ti thjesht shikon trafikun dhe formën që merr trafiku. Nuk hap dot paketat aty brenda, që të lexosh mesazhet apo videocall. Me DPI është praktikisht e pamundur. Madje, nëse do doje të kompromentoje të hakoje diçka, do ishte më e tjesht të kompromentoje device se sa të merreshe me kapje paketash në ajër”, sqaroi Radoja.

Nga ana tjetër, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, duket se bie dakord me kërkuesin kibernetik, lidhur mbi sqarimin se nuk mund të përgjohen mesazhet, por bëhet monitorimi i trafikut të internetit.

“Kjo pajisje nuk po përdoret në mënyrën tradicionale të përgjimit, pra të jemi të qartë që të mos përhapim panik. Nuk mund të hapë të shikojë mesazhet e Ëhatsapp-it, nuk mund të shikojë e-mail-in që ju po dërgoni, sepse po flasim për trafik të inkriptuar. Problemi është profilizimi i qytetarëve. Këtë e garantoj me teknologjinë aktuale që përdor Shqipëria, por dhe vendet e tjera që përdorin DPI-në, nuk kemi të bëjmë me lexim të mesazheve të inkriptuara”, tha ai.

Më tej, Semanaj sqaron se ekziston mundësia e hakërimit të shqiptarëve, pasi për shkak të analizës së trafikut, sigurohet profili i detajuar i çdo përdoruesi, duke nisur nga bindja politike, fetare, si dhe seksuale.

“Për mua problemi është më i madh se përgjimi i disa mesazheve. Kemi të bëjmë me mungesë transparence, kemi të bëjmë me një deklaratë që na u tha se pajisjet kanë ardhur falas. nuk e dimë nga çfarë kompanie në Izrael dhe nuk e kuptoj si mund të instalohen në zemrën e netëork-ut, pajisje që do kthehen pas një viti. Nuk e dimë se kush ka akses. Bazuar në deklaratën zyrtare të AKSK-së janë marrë hua për një vit. Për mua kjo është skandali më i madh. Imagjinoni të shihet trafiku i çdo qytetari shqiptar për një vit, ku mund të bëhet profilizimi i detajuar duke u bazuar në procedurat e IA. Mund të kemi një profilizim të detajuar që nga bindja politike, fetare, seksuale, etj. Pra, do kemi një popullatë të tërë në dorën e një institucioni, qoftë kombëtare ose ndërkombëtare.

Pra, a përdoret DPI për hakërim? Po përdoret. Por, përdoret në mënyrë të tërthortë”, tha ai.

Etiketa: Pajisjet DPIpergjim

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Para
Si të filloni ditën pa bukë – ide të shëndetshme për mëngjes ushqyes

Si të filloni ditën pa bukë – ide të shëndetshme për mëngjes ushqyes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com