GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

11:31 - 24/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një mashtrim nga agjencia imobiliare “Dita Real Estate”. Ajo kishte rënë dakord të blinte një apartament në zonën e plazhit, me sipërfaqe 58 m² brenda dhe 67 m² me ambientet e përbashkëta, për çmimin 70 mijë euro.

Por, në momentin e fundit rezultoi se apartamenti ishte vetëm 52 m², duke i ndryshuar kushtet e kontratës. Gjinovefa kishte dhënë 2 mijë e 800 euro kapar, pa marrë kupon tatimor. Kur refuzoi ta blinte apartamentin për shkak të ndryshimit të sipërfaqes, agjencia ia dogji kaparin, duke e lënë pa shtëpi dhe pa paratë e saj.

“Përshëndetje! Jam një qytetare nga Durrësi. I jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem që kam me një agjensi “Dita Real Estate”, me administratore Diturie Dishi. Do të merrja një apartament në zonën e plazhit. Ata na thanë që është 58 m² i brendshëm dhe dhe 67 m² i jashtëm. Kemi bërë një kontratë. I dhashë si kapar 2800 euro. Kam bërë pagesën pa asnjë kupon tatimor.”

Ndërkohë, çmimi i shitjes është 70 mijë euro. Nëse pala blerëse tërhiqej humbet vlerën e garancisë 100%, pasi 50% i takon pronarit dhe 50% agjencisë. Ndërkohë, nëse tërhiqej pala shitëse paguante dyfishin e vlerës, ku sërish 50% i takon agjencisë.

“Asnjë nga palët nuk u tërhoq, por u ndjeva e mashtruar, sepse metrat katrot të apartamentit nuk janë aq sa më kanë premtuar. Rezultoi 52 m² i brendshëm. 6 metra katrot i bie diku tek 8 mijë euro.”

Në këto kushte pati një prishje të kontratës për blerje dhe jo një tërheqje. E ndodhur në këto kushte, apartamenti nuk iu shit blerësit Gjinovefa Menallas, por iu shit një gruaje tjetër brenda një jave. Por, Gjinovefa Menalla, përveç se ngeli pa apartament, ngeli dhe pa marrë kaparin.

“Çfaj kam unë që nuk më kthejnë lekët, apartamenti u shit, më kanë mashtruar, tani unë kërkoj lekët e mia. Vajta në agjensi për të kërkuar lekët e mia, pasi u ndjeva e mashtruar, por këta më thanë ik se do ta zgjidhim me polici dhe me gjykata. Kështu që nuk ke punë më me ne.

Pastaj unë iu drejtova Piolicisë së Durrësit për të bërë denoncimin për kthimin e lekëve të mia, atje më priti oficeri i Policisë, Arditi, tek krimi ekonomik dhe atje u konfirmua që këta mi kanë marrë lekët pa një kupon tatimor. Nuk kishin lishencë të përshtatshme për të kryer aktivitetin e tyre për pasuritë e patundshme dhe më thanë do ta ndjekim në vazhdim. Tani unë kam tre muaj që nuk marr asnjë përgjigje.”

Gjinovefa Menalla iu drejtua Policisë së Durrësit, ku OPGJ Ardit Maksuti regjistroi denoncimin e saj, duke konstatuar se agjencia operonte pa kupon tatimor dhe pa licencë. Dosja iu dërgua Prokurorisë së Durrësit, por prokurori Edmond Koloshi vendosi “mosfillim të çështjes”, duke argumentuar se ndryshimi i sipërfaqes nuk përbënte mashtrim.

“Rasti është referuar në prokurori për fshehje të ardhurash, moslëshim i kuponit tatimor, dhe ju a ve në dispozicion dhe shkresën përcjellëse.” – konfirmon OPGJ-ja, Ardit Maksutu.

“Ka një vendim që i është komunikuar zonjës. Ta marrë vendim dhe të paraqitet tek sekretaria, të kërkojë një kopje të vendimit, sepse ja kemi nis në adresën që ka dhënë ajo, ta lexojë vendimin dhe pastaj ka të gjitha të drejtat, si është Kodi i Procedurës Penale.

Ju nuk e thoni dot vendimin? Po pse ti kujton se vetëm këtë vendim kam në punë unë.” – shprehet prokurori Edmond Kaloshi.

“Stop” e çoi rastin deri në fund duke u përballur me administratoren e agjencisë, Dituri Dishi, e cila madje tha se çështja ishte zgjidhur me policinë dhe prokurorinë. Pas ndërhyrjes së emisionit, Gjinovefa Menalla arriti të marrë mbrapsht paratë e saj.

/Emisioni “Stop”/

Etiketa: Edmond Koloshimashtrim

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com