GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gati ligji për lobimin, të dënuarit për korrupsion apo pastrim parash nuk lejohen

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati ligji për lobimin, të dënuarit për korrupsion apo pastrim parash nuk lejohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë, Shqipëria pritet të ketë një ligj të posaçëm për lobimin. Projektligji, i hedhur për konsultim publik, synon të vendosë rregulla të qarta për mënyrën si zhvillohet lobimi pranë institucioneve shtetërore, me qëllim rritjen e transparencës dhe paranalimin e ndikimit të fshehtë apo korruptiv në politikë.

Sipas projektligjit, lobimi mund të ushtrohet vetëm nga persona fizikë ose juridikë të regjistruar në një Regjistër të posaçëm të Lobimit, i cili do të administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky institucion do të ketë kompetencën të monitorojë, verifikojë dhe publikojë të dhënat mbi lobistët dhe veprimtaritë e tyre.

Ligji parashikon edhe kufizime të forta etike dhe ligjore.

Lobistët ndalohen të përdorin forma ndikimi të paligjshme ose korruptive.

Personat e dënuar për korrupsion, pastrim parash, mashtrim apo vepra të tjera të rënda penale nuk mund të ushtrojnë lobim për një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit.

Ish-zyrtarët e lartë publikë, përfshirë ministra dhe deputetë, nuk mund të angazhohen në lobim për dy vjet pas përfundimit të mandatit të tyre

Në projektligj, parashikohet gjithashtu ndalim i lobimit për interesa të shteteve të huaja që bien ndesh me interesat kombëtare.

Çdo marrëdhënie lobimi do të duhet të formalizohet me kontratë të shkruar, e cila regjistrohet brenda 15 ditëve në sistemin elektronik të Regjistrit të Lobimit, por Komisonerit për të Drejtën e Informimit i ndalohet të publikojë kopjet e kontratave të lobimit, duke përfshirë periudhën dhe shpërblimin.

Projektligji gjithashtu synon të parandalojë konfliktet e interesit, duke ndaluar lobimin në raste kur lobisti ose të afërmit e tij kanë interesa të drejtpërdrejta në çështje të caktuara.

Në thelb, kjo nismë ligjore synon të bëjë transparente ndërveprimet mes sektorit privat dhe institucioneve publike, duke vendosur për herë të parë në Shqipëri rregulla të qarta për lobimin, një praktikë e njohur në demokracitë perëndimore, por ende e parregulluar në vendin tonë.

gijotina.com/

Etiketa: lobimi

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com