GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ari sfidon krizën dhe inflacionin, çmimi në Tiranë arrin deri në 12 mijë lekë për gram

21:15 - 24/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ari sfidon krizën dhe inflacionin, çmimi në Tiranë arrin deri në 12 mijë lekë për gram
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paqartësitë ekonomike dhe gjeopolitike në terren, pritshmëritë për rënien e normave te interesit nga rezerva federale në SHBA si dhe dëshira e investitorëve për të ruajtur arin përballë rënies së dollarit dhe inflacionit shkaktoi një rritje të ndjeshme të vlerës së tij në bursë javët e fundit.

Vetëm në datën 20 tetor ari u këmbye për mbi 4 mijë e 347 dollar për onz. Një vlerë që ende qëndron e lartë ndonëse ka patur dhe rënie të herëpashershme nga 5 deri në 7%.

“Sa herë që ka destabilizim investitorët e shohin si aset sigurie dhe kështu rritet kërkesa dhe çmimi gjithashtu”, tha ekspertja e financave-Besart Tafa.

Jo vetëm investitorët por dhe bankat një pjesë të rezervës së tyre e kanë dhe në ar. Shqipëria ndonëse ka rreth 4.5% të rezervës totale, qëndron në vendin e 95 nga 120 vende në këtë renditje sipas rezervave zyrtare të arit në botë.

Në kohë krizash apo pasigurish financiare, rezervat e arit forcojnë besimin e publikut dhe të tregjeve në monedhën kombëtare dhe në stabilitetin e bankës qendrore.

Por aktualisht sa rezerva mban Banka e Shqipërisë. 1.56 ton ndodhet në rezerva e cila me vlerën e tregut arrin në 300 milionë euro ose 4.5% e rezervës totale.

Ecuria e arit ndër vite ka qenë në rritje kështu në 8 muajt e 2025 Banka e Shqipërisë ka mbajtur një rezervë prej 317 milionë euro rreth 28% më e madhe se në 8 muajt e 2024.

“Ne aspirojmë futjen në BE dhe ne duhet të ndjekim këto politika do na rriste sigurinë financiare dhe do ishte një mjet për Bankën e Shqipërisë për të ndërmarrë politika më të mira monetare.”

Por çfarë ndodh me tregun shqiptar të shitblerjeve të arit?

Luhatjet në bursat ndërkombëtare reflektohen edhe në Shqipëri sipas ekspertëve. Sot nëpër argjendaritë e Tiranës një gramë flori shitet për 9 mijë deri në 12 mijë lekë, ndërsa në gjysmë dekadën e fundit vlera varionte nga 4 mijë deri në 7 mijë lekë.

“Çmimi i arit botëror, njësoj kudo po mbajmë çmime 105 mijë lekë për gram. Me çmim i mirë, por me këtë rritje është e vështirë se s’kanë fuqi ta blejnë. Blejmë për ditëlindje festa dhurata e duam dhe e blejmë arin. Tani s’ka më blerje të mëdha më të lehta. Sipas parashikimeve rritje deri në 150 mijë lekë për gramë ari i pastër”, u shpreh shitësi Bledar Spahi.

Investimi në ar shihet si një nga format më të mira të investimeve në afatgjatë sipas ekspertëve. Për ata qytetarë të cilët munden ekspertët sugjerojnë mbajtjen e tij në mënyrë që të mund ta këmbejnë më shumë në para kur tu nevojitet pasi vlera pritet të rritet erdhe më tej sipas tyre./TCH

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Para
Studimi tregon: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

Studimi tregon: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25

Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjet e parafundit të këtij viti kalendarik. Ekipet...

Lexo më shumë
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com