GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja pse 74-vjeçari e vrau djalin, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin

18:35 - 25/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja pse 74-vjeçari e vrau djalin, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë.

Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.

I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.

Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.

“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.

Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.

Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.

Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi. 

Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar. 

Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje.

“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.

Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “ti që vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.

gijotina.com/

Etiketa: Krim në familje

Lajme të lidhura

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit
Breaking Views

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit

23:01 - 17/12/25
Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë
Aktualitet

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale
Breaking Views

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Para
Makina përplas nënë  e bir në shëtitoren “Taulantia” në Durrës

Makina përplas nënë e bir në shëtitoren “Taulantia” në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit
Breaking Views

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit

23:01 - 17/12/25

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën e...

Lexo më shumë
Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

21:45 - 17/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com