GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U premtoi shqiptarëve gjatë gjithë fushatës, tani Rama e pranon: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë

10:00 - 26/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
U premtoi shqiptarëve gjatë gjithë fushatës, tani Rama e pranon: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë gjithë fushatës elektorale pra zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, përdori si kartë elektorale vetëm “pasaportën europian”, duke premtuar se do ta anëtarësonte Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Kjo dukej një “përrallë elektorale”, pasi që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, duhet të bindë të gjitha vendeve anëtare të Unionit, e duket se tashmë që mori mandatin e katërt edhe Edi Rama e pranon këtë gjë.

Sa i përket Kosovës, Rama thotë në një intervistë për Deutsche Welle se ajo duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë.

Intervista  për Deutsche Welle

DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030-ën si datë. Nuk është një afat imagjinar ose një afat i vendosur thjesht nga dëshira, por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që thashë.

DW: Shqipëria ka qenë në fakt në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE e vetme si shtet i rajonit, apo duhet të shkojnë në bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida të tjera edhe në Kosovë, në Serbi.

Edi Rama: Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, është e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose këtë vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në një pozicion më të përparuar, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që, përsa u përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjëri nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosnja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër. Kështu që…

DW: Mbetemi tek raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse në Kosovë, në veçanti, juve ju kanë interpretuar në forma shumë të ndryshme, si vëllai i Vuçiçit e deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq. Aq më tepër pastaj që unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit të cilët më besojnë. Nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të gjithë të pëlqejnë ato që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua. Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.

DW: Zoti Kryeministër, nga perspektiva e një qytetari të Kosovës, ju nuk keni raporte aq të ngushta sa të bashkëveproni në të gjitha fushat, me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Pse kjo rënie e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike. Ndërkohë që në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë.

DW: Një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, është edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonjën Balluku?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

DW: Pyetja e fundit natyrisht është për Gjermaninë. Si i vlerësoni ju raportet me Gjermaninë? Sepse Gjermania është një prej shtyllave të Bashkimit Europian, dhe me siguri që edhe mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë është me rëndësi.

Edi Rama: Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël, natyrisht, por Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Etiketa: anetaresimBEKryesore1Rama

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Aksident në Pogradec/ Makina përplas motorin me targa të huaja, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident në Pogradec/ Makina përplas motorin me targa të huaja, plagoset drejtuesi i motomjetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com