GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti prezanton programin dhe qeverinë e re, u kërkon deputetëve ta votojnë

12:14 - 26/10/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti prezanton programin dhe qeverinë e re, u kërkon deputetëve ta votojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se nuk kanë arritur koalicion për formimin e qeverisë.

Nga foltorja e Kuvendit, ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë, Kurti prezantoi qeverinë e re dhe u kërkoi deputetëve që ta votojnë, duke parë interesin shtetëror dhe jo atë partiak.

Para deputetëve, Kurti tha votimi për qeverinë e re, sot është një akt për shërbimin ndaj vendit dhe jo thjesht si një formalitet politik.

Kurti tha se po të pranohej oferta për bashkëqeverisje, sot do t’i propozohej Kuvendit një qeveri e re e koalicionit. Sipas tij, vota e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, kishte përcaktuar se duhet të ketë një koalicion qeverisës, mirëpo partitë parlamentare nuk kishin gatishmëri për një gjë të tillë.

Emrat e kabineti te ri

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Ministër i Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenda Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Vejsha

Kurti renditi edhe pasojat që do t’i ketë vendi në rast që nuk votohet qeveria e re, pa buxhet të miratuar për vitin 2026.

“Në këto gjashtë muaj, përpjekjet për formimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat, përkundër tentimeve tona të disahershme dhe shtetërore. Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave iu bë ftesë nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar se duhet të kishte një koalicion qeverisës.

Po të pranohej oferta për bashkëpunim, sot do të kishim mundësi t’i jepnim vendit qeverinë e re të koalicionit, por do t’i kishim edhe numrat e nevojshëm për sfidën e zgjedhjes së presidentit që na pret pas katër muajsh. Sidoqoftë, si pasojë e mosgatishmërisë nga partitë parlamentare për të marrë përgjegjësinë që ‘iu ka deleguar qytetari me votë’, sot ndodhemi para një situate ku qeveria e re propozohet për votim jo si produkt i një koalicioni politik, por si akt i një shërbimi ndaj vendit.

Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e qeverisë së re, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pa shumë institucione funksionale dhe pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale dhe funksionimin e organeve të rendit dhe sigurisë…Ftoj deputetët që të votojnë jo thjesht sipas interesit partiak, por për interes publik dhe shtetëror, që t’i japim vendit qeverinë e re të prodhuar nga rezultati zgjedhor i 9 shkurtit dhe t’u mundësojmë institucioneve vijimësi për ta votuar qeverinë e ardhshme,” tha ai.

Kurti përmendi pesë vendimet e para që, sipas tij, do t’i ndërmerrte në javën e parë posa të zgjidhet kryeministër.

“Pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri në javën e parë do të jenë: miratimi i buxhetit për vitin 2026, vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë 150 euro, vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë me 50 për qind mbi nivelin aktual që prek 400 mijë fëmijë, vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro që prek një pjesë të madhe të sektorit privat dhe miratimi i ndryshimit e plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së.

Janë edhe një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare që janë në pritje, përfshirë edhe Planin e Rritjes së BE-së. Është në dorën tuaj, të nderuar deputetë, që të na mundësoni të vazhdojmë punët e mira të vendit. Normalisht edhe mund të kemi mospajtime, por kjo është vlera e demokracisë. Demokracia ka zëra të ndryshëm dhe debate të forta. Kjo nuk është dobësi, por fuqi,” theksoi Kurti.

 

Etiketa: deputeteKurtiqeveri

Lajme të lidhura

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme
Breaking Views

Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme

21:08 - 02/12/25
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi dënohet me 1 vit e 9 muaj burg
Aktualitet

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi dënohet me 1 vit e 9 muaj burg

15:40 - 02/12/25
Para
Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend

Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt...

Lexo më shumë
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com