GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Makina bie nga ura në Itali, babai zjarrfikës gjen të birin të pajetë

15:11 - 26/10/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Makina bie nga ura në Itali, babai zjarrfikës gjen të birin të pajetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një makinë ka rënë nga një urë mbrëmë në Gallura: në bord ishin pesë të rinj. Një djalë 25-vjeçar vdiq. Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Baldu-L’Agnata, në fshatrat në periferi të Tempio Pausania. Viktima quhej Omar Masia, nga Calangianus, dhe ishte djali i Massimiliano Masia-s, një zjarrfikës në shërbim pranë stacionit lokal, i cili ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë.

Djali po kthehej nga një festë në një agroturizëm bashkë me katër miqtë e tij. Makina, një BMë, doli nga rruga rreth orës 4 dhe përfundoi përmbys në një humnerë. I riu që ishte në timon arriti të dilte nga makina dhe vrapoi në këmbë drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë, sepse në zonë nuk kishte sinjal telefoni.

Tre prej tyre mbetën të bllokuar brenda në makinë. Për këtë arsye ishte i nevojshëm ndërhyrja e zjarrfikësve të Tempio Pausania. Por në skuadrën që mbërriti në vendngjarje ishte edhe babai i tij. Miqtë e Omarit, të gjithë nga 24 deri në 25 vjeç, u nxorën dhe pësuan disa fraktura.

Ai, për fat të keq, nuk ia doli. “Jemi të shokuar. Në humnerë zbriti e gjithë skuadra dhe Massimilianoja jonë kuptoi se përpara tij ishte i biri. Të gjithë djemtë u nxorrën, u ngjitën sipër. I vetmi që fatkeqësisht nuk ia doli ishte Omar,” – shpjegon për Repubblica komandanti i zjarrfikësve të Sassari, Antonio Giordano.

“U njoftova menjëherë për atë që po ndodhte nga njerëzit e mi dhe dërgova menjëherë një skuadër të dytë mbështetëse.” Kanë qenë çaste rrëqethëse. Zjarrfikësi nuk deshi të largohej nga i biri. Koleget e mbështetën sa mundën. Omar ishte elektricist dhe po bënte një praktikë. Edhe gjyshi i tij kishte qenë zjarrfikës. Tani hetimet do të sqarojnë se çfarë ka ndodhur. Po merret në shqyrtim shpejtësia si shkak i përplasjes fatale ku humbi jetën i riu, që ndodhej në sediljen e pasme. Po vlerësohen gjithashtu edhe kushtet e asfaltit, pasi ditët e fundit në Tempio Pausania ka pasur reshje. Priten edhe testet për përdorimin e alkoolit dhe drogave, siç është procedura kur ndodh një aksident i rëndë.

“Kam telefonuar tashmë personalisht shërbimin e mbështetjes psikologjike për Massimilianon dhe katër kolegët që ishin me të gjatë natës. Të gjithë janë të tronditur nga tragjedia që ka goditur familjen tonë,” – shton komandanti Antonio Giordano.

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
Para
Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit

Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com