GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj-Çelës: Rolin e patronazhistëve e pa edhe OSBE-ODIHR, por nuk e pa vetëm Prokuroria jonë

15:05 - 27/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj-Çelës: Rolin e patronazhistëve e pa edhe OSBE-ODIHR, por nuk e pa vetëm Prokuroria jonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar dështimin e task-forcës së posaçme të ngritur për të luftuar manipulimin zgjedhor.

Task-forca, e përbërë nga drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe rendit Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia e Shtetit  sipas Gjekmarkajt, rezultoi tërësisht e pafuqishme për të ndalur shkeljet në zgjedhjet vendore të 11 majit.

“Ne që ishim në terren e kuptuam që e tmerrshmja ndodhi dhe ata nuk patën mundësi të bënin asgjë,” deklaroi Gjekmarkaj, duke e cilësuar reagimin institucional si “postum”, pra të ardhur vetëm pasi dëmi ishte bërë.

Deputeti demokrat hodhi akuza të rënda mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor, duke thënë se shumë mandate u përcaktuan jo nga vullneti i lirë i qytetarëve, por nga “vota e krimit, e patronazhimit dhe e partisë-shtet”.

Ai vuri në dukje edhe kontrastin mes konstatimeve të misionit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR dhe mungesës së veprimit nga institucionet shqiptare të drejtësisë: “Është paradoksale që vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë fshirjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, ndërsa organet tona nuk shohin asgjë.”

Gjekmarkaj: Zoti kryetar, unë e ndoqa me vëmendje zotin Prokuror të Përgjithshëm. Përgjigjet e tij ishin stilema, të cilat përdoren zakonisht rëndom në çdo raportim të tillë. Diskursi i tij ishte i ndërtuar mbi një paradoks, sepse është e pamundur që pjesëtarët që përbëjnë trupën e OSBE-ODIHR-it, polak, gjerman, hungarez, vijnë dhe konstatojnë që kufiri ndarës ndërmjet partisë dhe shtetit në Shqipëri është shuar, dhe organet e drejtësisë të vendit tonë nuk e vënë re këtë vijë ndarje që është shuar dhe s’bëjnë asgjë për ta penguar. Nga ana tjetër, po këto personazhe të OSBE-ODIHR-it vënë re që lukunia e patronazhistëve ka bërë kërdi në manipulimin e votës në Shqipëri dhe organet e drejtësisë të vendit tonë nuk e shohin, përsëri kjo është mjaft trishtuese.

Shohin gjithashtu OSBE-ODIHR-i se kryetarët e bashkive, drejtorët, administrata publike ushtron presion për votën dhe organet e drejtësisë së vendit tim, të vendit tënd nuk e shohin një gjë të tillë. Sepse duket vërtet e çuditshme sepse ata u mblodhën, mos gaboj në fund të vitit 2024 apo në fillim të vitit 2025, prokurori i përgjithshëm, kreu i SPAK-ut, ëh, shefi i KQZ-së, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe u krijua përshtypja që vërtet u krijua një task-forcë që do bëjë gjërat e tmerrshme kundër manipulimit të votës. Ne që ishim në terren e kuptuam që e tmerrshmja ndodhi dhe ata nuk patën mundësi të bënin asgjë dhe janë postum duke folur pas një zgjedhje, pas votimeve fasadë të 11 majit, ku shumë mandate janë përcaktuar nga vota e krimit e patronazhimit  dhe e partisë shtet.

Etiketa: ÇelaGjekmarkajpatronazhiste

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Kapen 193 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, shoferi braktis makinën gjatë ndjekjes

Kapen 193 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, shoferi braktis makinën gjatë ndjekjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com