GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi shoqërohet me ‘paslëkundje’ të fuqishme, dhjetëra të plagosur

10:23 - 28/10/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi shoqërohet me ‘paslëkundje’ të fuqishme, dhjetëra të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë ka goditur mbrëmjen e së hënës Turqinë perëndimore, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave të dëmtuara nga dridhjet e mëparshme dhe plagosjen e dhjetëra personave.

Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti kishte epiqendrën në qytetin Sindirgi, në provincën Balikesir, dhe ndodhi në orën 22:48 sipas orës lokale në një thellësi prej rreth 6 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në disa qytete të mëdha, përfshirë Stambollin, Bursën, Manisën dhe Izmirin, duke shkaktuar panik mes banorëve. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se të paktën tre ndërtesa të pabanuara dhe një dyqan dykatësh u shembën në Sindirgi, ndërsa strukturat ishin dëmtuar më parë nga një tërmet i gushtit.

Ndërkohë një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin perëndimor të Turqisë, sipas të dhënave të konfirmuara nga institucionet sizmologjike dhe të rishikuara nga një sizmolog.

Sipas guvernatorit të Balikesirit, Ismail Ustaoglu, 26 persona janë plagosur, shumica prej tyre si pasojë e rënieve nga paniku gjatë tentativës për t’u larguar nga banesat. “Deri më tani, nuk kemi identifikuar ndonjë humbje jete, por vlerësimet në terren po vazhdojnë”, – deklaroi administratori i Sindirgisë, Dogukan Koyuncu, për agjencinë shtetërore Anadolu.

Shumë banorë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë gjatë natës nga frika e pasgoditjeve, ndërsa autoritetet kanë hapur xhamitë, shkollat dhe palestrat sportive për strehim të përkohshëm. Situata është vështirësuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin.

Kujtojmë se Sindirgi u godit edhe në gusht të këtij viti nga një tjetër tërmet me të njëjtën magnitudë, 6.1 ballë, ku humbi jetën një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Që prej asaj kohe, rajoni i Balikesirit është prekur nga disa lëkundje të vogla sizmike.

Turqia ndodhet mbi një nga vijat më aktive të çarjeve tektonike në botë, çka i bën tërmetet një fenomen të shpeshtë. Vetëm në vitin 2023, një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8 ballë në jug të vendit vrau mbi 53 mijë persona dhe dëmtoi rëndë 11 provinca, ndërsa rreth 6 mijë njerëz të tjerë humbën jetën në Sirine veriore.

Etiketa: TërmetTurqi

Lajme të lidhura

SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin
Aktualitet

SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin

10:30 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Aktualitet

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26
Para
Tiranë/ Kamionit i derdhen inertet në Unazën e Madhe, rrezikohen shoferët

Tiranë/ Kamionit i derdhen inertet në Unazën e Madhe, rrezikohen shoferët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me forcë dhe shqetësim të madh pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com