GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

BE: Procesi i vettingut të përfundojë deri në qershor të 2026-ës, sulmet ndaj ONM-së të paparanueshme!

18:13 - 29/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Procesi i vettingut të përfundojë deri në qershor të 2026-ës, sulmet ndaj ONM-së të paparanueshme!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kreun e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ambasadori bëri të qartë se unioni do të vazhdojë mbështetjen e plotë për procesin e vettingut dhe për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), që ka luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e transparencës dhe integritetit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gonzato po ashtu dënoi ashpër sulmet dhe fushatat dezinformuese kundër ONM-së dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, duke i cilësuar ato si “të pajustifikuara dhe të papranueshme”.

“Këto sulme synojnë të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe të dëmtojnë ecurinë e reformës në drejtësi”, theksoi ai.

Procesi i vettingut, që nisi në vitin 2017, është një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi dhe mbetet kusht thelbësor për hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës në Kolegj ambasadori theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues. Ai shtoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Postimi i plotë:

Procesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Kryetarin Sokol Çomo dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.

Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vettingu

Lajme të lidhura

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Rama publikon pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: S’ka pushim (VIDEO)

Rama publikon pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: S’ka pushim (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com