GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë”, Basha: Ne nuk i ikim betejës!

16:48 - 15/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë”, Basha: Ne nuk i ikim betejës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim me demokratët bëri me dije se sot është pakica që po pasurohet në kurriz të shumicës. Sipas tij, treshja e tranzicionit e thotë pothuajse njësoj me të njëjtat fjalë.

 “Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi.

Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga i marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët. Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive është arsyeja pse rinia ikën” – tha Basha.

Sipas Bashës, janë oligarkët ata që kërkojnë largimin e tij, por kjo u shpreh Basha nuk do të ndodhë, pasi thekoi se është i vendosur për të luftuar të keqen që ka pushtuar vendin.

“Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive vjen se këto mundësi dhe këto shanse që duhet të ishin të aksesueshme për rininë, në fakt këta I marrin dhe I kontrollojnë dhe I shpërndajnë njësoj si në Mesjetë ku i shpërndanin mbretërit apo princat. E pra, kjo është shoqëria që nuk duam, kjo është shoqëria që u çuam dhe e rrëzuam 30-vite më parë, diktatura. Kjo është një diktaturë e re, diktaturë e një pakice të re. i ka themelet shumë të dobëta. Pse? Sepse nuk ka asnjë kauzë morale. Qëllimi i vetëm është që një pakicë të pasurohet e të fuqizohet financiarisht dhe politikisht në kurriz të shumicës. Dhe është e fortë aq kohë sa është i dobët vullneti ynë për të qenë bashkë për ta luftuar dhe larguar.

Në momentin që vullneti ynë është i pathyeshëm, në momentin që jemi të gjithë bashkë, nuk i ikim betejës, por thërrasim në këtë betejë një shoqe, një shok më shumë dhe themi mos e mbaj zemërimin brenda, mos e shfryj në kafene, mos ia shfryj shokut dhe mikut, shoqes, prindërve. Mos ik, por qëndro dhe lufto atëherë kjo pakicë nuk ka të ardhme. Ndërsa Shqipëria ka të ardhmen që meriton’, ka thënë Basha.

Etiketa: BetejaKryesore1largimLulzim BashatrenzicioniTreshja

Lajme të lidhura

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

15:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Aktualitet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Para
Plakja dhe vdekja e parakohshme, si të shmangni efektet negative të stresit

Plakja dhe vdekja e parakohshme, si të shmangni efektet negative të stresit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe...

Lexo më shumë
“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26
Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

15:59 - 30/01/26
Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

15:45 - 30/01/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

15:30 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com