GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

11:18 - 30/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Naftëtarët e Fierit kanë hyrë në ditën e 16-të të protestës së tyre, duke e përshkallëzuar qëndresën përballë zyrave të kompanisë.

Ndërsa kërkesat e tyre për drejtësi dhe meritokraci mbeten në fuqi, një vendim i rëndësishëm pritet të merret nesër në lidhje me fatin e grevës së urisë, teksa gjendja shëndetësore e disa prej tyre është rënduar.

Prej dy ditësh, punonjësit janë mbledhur para selisë së kompanisë, duke akuzuar këtë të fundit për “papërgjegjshmëri totale”. Sipas njërit prej grevistëve, kompania po shfrytëzon vendburimin pa marrë asnjë përgjegjësi për punonjësit, të cilëve nuk u ofrohet trajtimi dhe respekti dinjitoz që u takon.

Një pikë kritike e protestës është greva e urisë, e cila mund të ndërpritet. Shkak është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e grevistëve. Disa prej tyre janë trajtuar në spital dhe janë këshilluar nga mjekët të heqin dorë nga kjo formë ekstreme proteste. Të tjerë po marrin trajtime mjekësore për të vazhduar qëndresën.

“Do të mendohet nesër për një vendim për zhvillimin a po jo të mëtejshëm të grevës së urisë”, deklaroi përfaqësuesi i naftëtarëve, duke shtuar se pavarësisht vendimit, lufta nuk do të ndalet.

Ai siguroi se edhe nëse greva e urisë përfundon, protestat dhe tubimet do të vazhdojnë pa asnjë dyshim. “Ne nuk do të dorëzohemi derisa e drejta dhe e vërteta të dalin në shesh”, u shpreh ai.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë tentativë për dialog nga ana e administratës së kompanisë apo ndonjë sinjal nga qeveria.

Deklarata e kreut të sindikatës:

“Jemi në ditën e 16-të. Vazhdojmë në grevë. Sot jemi përballë zyrës së kompanisë në Fier. Është dita e dytë që i dalim përballë zyrës këtu. Ka një papërgjegjshmëri totale nga kompania. Duket qartë që punonjësit janë në shesh.

Vendburimi shfrytëzohet nga kompania pa asnjë lloj përgjegjshmërie, për sa kohë që punonjësit nuk trajtohen me dinjitetin që u takon, domethënë me atë respekt që ata meritojnë për vendburimin dhe punën që bëjnë. Jemi këtu për të vendosur drejtësi. Kërkojmë meritokraci dhe drejtësi.

Bëhen shumë ditë që punonjësit janë në grevë urie. Disa prej tyre janë trajtuar në spital dhe janë rekomanduar nga mjekët për të mos e vazhduar më grevën e urisë. Ndërsa të tjerët, që vazhdojnë akoma grevën, kanë marrë injeksione dhe trajtime më të specializuara për shëndetin e tyre. Janë në limitet e tyre shëndetësore.

Do të mendohet nesër për një vendim lidhur me zhvillimin ose jo të mëtejshëm të grevës së urisë, por do të vazhdojmë padyshim me tubime e protesta, derisa e drejta dhe e vërteta të dalin në shesh. Ne nuk do të dorëzohemi derisa kjo të ndodhë.

Ka një papërgjegjshmëri totale. Këtu duhet të kishte një ndërmjetësues, i cili të ndërmjetësonte ndërmjet palëve për të zgjidhur situatën.

Punonjësit janë në shesh. Kompania që e ka marrë vendburimin për ta zhvilluar, po e shfrytëzon, për të mos thënë që po e zhvat. Po shfrytëzon punëtorët, po shfrytëzon vendburimin dhe situata është totalisht jashtë kontrollit. Nuk mund të lësh këtu 100 veta në shesh dhe të vazhdosh i qetë qoftë subjekti, qoftë shteti apo çdo lloj institucioni tjetër.”

Etiketa: kuvend

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Opozita kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, mazhoranca e rrëzon

Opozita kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, mazhoranca e rrëzon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com