GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tragjedia e Gërdecit/ Mediu përplaset me familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen…

16:01 - 30/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e Gërdecit/ Mediu përplaset me familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatmir Mediu u përplas në sallën e gjyqit me familjen Durda. Mediu ka deklaruar se nuk pranon që ne emër të familjarëve të bëhet politikë, kur në fakt familja Durda po kërkon drejtësi për djalin 7-vjeçar që iu vra në masakrën e Grëdecit. Mediu thotë se procesin e demontimit të municioneve e kanë bërë Forcat e Armatosura.

Fatmir Mediu: Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i hapur ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e NATO-s në Tiranë, nëse këta që na kanë menduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk thirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky s’është proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.

Avokati Henrik Ligori: Mediu akuzohet për shpërdorim detyre për shpenzimin e naftës së shtetit, këtu duhej të ishte si palë viktimë shteti për dëmin që SPAK pretendon se veprimi apo mosveprimi i Mediut i ka shkaktuar

Mediu: Si ka mundësi që Altin Dumani për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës tha se nuk ka përgjegjësi pasi kam nxjerr vetëm urdhrin, zbatimin e ka bërë polici, ndërsa unë qenkam përgjegjës për një vendim për demontimin që kam nxjerr totalisht të rregullt, e kanë marrë për zbatim dhe e kanë zbatuar forcat e armatosura.

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu në sallën e gjyqit për maskrën e Grëdecit jo vetëm që ka sulmuar familjen Durda dhe kërkuan largimin e tyre nga salla, por u përfshi edhe një e episod të turpshëm, duke i thënë familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjojnë, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin 7-vjeçar që ia vranë.

Avokati Dorian Matlia: Meqë kërkuan të dalë nga salla Geraldo Durda, atëherë jemi dakord të largohet në mënyrë që të mos kemi pengesa.

Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.

Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.

Po ashtu, Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjyqi për masakrën e Gërdecit, me argumentin se nuk i pranon kërkesat e tyre me shkrim.

Krahas kërkesës për përjashtimin e Gjokës, mbrojtja e Mediut kërkoi edhe ndërprerjen e procesit deri në marrjen e një vendimi.

“Kërkesa juaj nuk është shkak për ndërprerjen e procesit”, tha Irena Gjoka.

Ardian Visha: Neni 22 i kodit të procedurës penale parashikon ndërprerjen e seancës. Kërkojmë ndërprerjen deri sa te çmohet nëse është e drejtë apo jo kërkesa jonë.

Prokurori Klodian Braho: I kërkoj gjykatës të administrojë prova dy prova te reja që ne i kemi disponuar, shkresa e avokaturës së shtetit si dhe një shkresë tjetër e avokaturës së shtetit, ne të cilën ndodhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut në favor te familjarëve të viktimës si dhe një vendim i gjykatës administrative.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Tragjedia e Gërdecit

Lajme të lidhura

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur
Breaking Views

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:11 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Aplikimet për bursat e ekselencës përmes “e-Albania” deri më 20 dhjetor

Aplikimet për bursat e ekselencës përmes “e-Albania” deri më 20 dhjetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur
Breaking Views

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:11 - 19/12/25

Një tjetër funksionar i dyshuar. Siç rezulton, radha ishte për kryetarin e bashkisë së Shkodrës, i cili është marrë i...

Lexo më shumë
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Shqipëri–Kosovë, goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve: 4 persona në akuzë

Shqipëri–Kosovë, goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve: 4 persona në akuzë

17:30 - 19/12/25
U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

17:15 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com