GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca ka rrëzuar në Kuvend kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 Majit dhe për skandalin “McGonigal”.

Pas debatit në sallë, opozita vendosi të largohet nga seanca plenare duke cilësuar se moslejimi i ngritjes së komisioneve hetimore bie ndesh me nenin 77 të Kushtetutës, që garanton të drejtën e pakicës parlamentare për të kërkuar hetime mbi çështje të interesit publik.

Më pas, demokratët kanë dalë dhe me një reagim zyrtar për mediat, ku thonë:

“Zgjedhjet e 11 majit morën damkën përfundimtare si farsë elektorale në një raport prej 45 faqesh. Faqezitë e kriminelët që dhunuan ato zgjedhje e i shndërruan në farsë, refuzuan qoftë dhe një debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në parlament, dhe tani shkelmojnë një të drejtë kushtetuese të atyre që përfaqësojnë qindra mijëra shqiptarë me votë të dhunuar në këtë vend. Ky është një ndër aktet më të rënda në historinë e vendit, dhe unë ju garantoj se ne do të bëjmë çdo betejë për të rikthyer votën e lirë dhe se për këtë vendim ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet. Nuk kemi njohur rezultatin e tyre. Komuniteti ndërkombëtar i damkosi si zgjedhje që shkelën në mijëra raste ligjet e vendit. Shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta. Që përdorën të gjithë mekanizmat e një diktature autokratike për të deformuar rezultatin e tani keni frikë nga mijëra e mijëra fakte që ne disponojmë për t’iu paraqitur shqiptarëve si ishte farsa. E ju besoni se duke na bllokuar ne të drejtën kushtetuese do të mund të kapërceni këtë. Kurrë jo! Ne do ju përgjigjemi.”

Lajme të lidhura

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Para
E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet

E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet