GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Djallin fshihet në detaje/ Gjokutaj: Ja pse SPAK e akuzon Ballukun për “shkelje në tendera”, jo për “korrupsion”

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Djallin fshihet në detaje/ Gjokutaj: Ja pse SPAK e akuzon Ballukun për “shkelje në tendera”, jo për “korrupsion”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjokutaj flet mbi publikimin e dokumentit që lidh Belinda Ballukun me aferën 190 milionë euro për Tunelin e Llogarasë, një dokument që implikon drejtpërdrejt Edi Ramën.

Ai theksoi se SPAK sot i ka dalë përfundimisht pronarit dhe dokumenti provon bashkëpunimin mes kryeministrit dhe zëvendëskryeministres. Sipas Gjokutaj, ky tender nuk ka qenë një procedurë normale: kompania shqiptare fituese u detyrua të kalonte punën te një nënkontraktor turk, i cili më pas ia ktheu kompanisë shqiptare me 50 milionë euro më shumë.

Ai nënvizoi se dispozita e përdorur nga SPAK për të marrë të pandehur Ballukun është e papërshtatshme dhe nuk reflekton drejtësinë, pasi nuk e përfshin përgjegjësinë reale të kryeministrit dhe Ballukut duke mos pasqyruar aferën korruptive që dokumenti zbulon. Gjokutaj përfundoi duke theksuar se, në të vërtetë, kjo është një çështje e lidhur me korrupsionin politik dhe nuk mund të trajtohet si shkelje e thjeshtë procedure tenderimi.

Pjesë nga deklarata:

Sot, përfundimisht, SPAK i doli pronarit. Në krye të herës, kjo shkrese vërteton që Rama është në bashkëpunim me Ballukun dhe personin që ka firmosur në fund. Një letër e vitit 2022 është firmosur në 2025. Kjo është e para e e dyta. Ky tender nuk ka qenë një procedure normale tenderimi; gjatë rrugës ai është ndryshuar, e ka fituar kompania Gjoka dhe më pas i është dhënë kompanisë turke, e cila më pas ja ka dhënë me nënkontraktore Gjokës, por me 50 milionë euro më shumë.

Kjo është një nga veprimet më ordinere, më pa princip. Kur një subjekt shqiptar fiton tenderin dhe kalon nga fitues në nënkontraktues, merr po ato lekë, por 150 milion për të bërë qoka.

Ajo që qëndron në këtë rast, dispozita në të cilën sot këta kanë marrë të pandehur Belinda Ballukun, është dispozita e nenit 258 të Kodit Penal, por nuk e kanë vendosur paragrafën. Për shuma mbi 800 mijë lekë, kjo parashikon 1-5 vjet.

Por, sipas komenteve dhe praktikës ligjore, asnjëherë ministria nuk është personi që sheh barazinë në tendera, kjo është dispozitë për komisionin e verifikimit të ofertave, dhe gjithmonë për këtë akuzë janë marrë kryetarët e komisionit të verifikimit, të specializuar për tenderime. Këta kanë vendosur këtë dispozitë që nuk ka lidhje me pasurinë, plus i kanë shtuar një akuzë që nuk i përket këtij subjekti, që mund të çojë në pafajësi në gjykatë.

Ministrja, minimum, ka shkelur detyrën, por fjala e fundit, siç shpjegova, është se si ka evoluar puna e tenderit  kjo është një aferë korruptive dhe ajo duhet të akuzohet për korrupsion. Nuk mund të akuzosh ministrin për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK sot e ka mbyllur, përfundimisht, kapitullin e të qenit organ ligjor, dhe çdo dokument që ka dalë sot vërteton bashkëpunimin e Ramës me Ballukun.

Etiketa: Genc Gjokutaj

Lajme të lidhura

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale
Breaking Views

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Para
Pentagoni miraton furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk

Pentagoni miraton furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com