GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Partia Demokratike ndryshime në përfaqësimin e saj në parlament

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: Partia Demokratike ndryshime në përfaqësimin e saj në parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike miratoi sot një seri ndryshimesh në përfaqësimin e saj parlamentar, një javë pas sulmit të dhunshëm në selinë e saj qendrore.

Partia më e madhe opozitare vendosi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të zgjedhë zotin Agron Gjekmarkaj si nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetar i partisë, ndërsa Enkelejd Alibeaj u zgjodh kryetar i grupit parlamentar, në vend të zotit Alfred Rushaj, larguar për arsye shëndetësore.

“Organizatorët e dhunës nuk do të mbajnë më funksione përfaqësuese të Partisë Demokratike” – tha kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa propozoi tre zonja në komisionet e Kuvendit.

Kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë propozohet Grida Duma, kryetare e komisionit të Arsimit – Flutura Açka dhe nënkryetare e komisionit të Ligjeve – Dhurata Çupi.

“Partia Demokratike është e hapur ndaj çdo demokrati, e të gjithë për të krijuar një partneritet të fortë dhe aleancë me SHBA-të kundër regjimit të kryeministrit Rama. PD ka si mision të luftojë të vetmin kundërshtar; Edi Ramën. Por një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët”, – tha zoti Basha.

Ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë, ndaj nevojitet ndihmesa e çdo qytetari, që do ndryshimin e saj.

“Këto janë ditët më të vështira, që ka kaluar kjo parti, për shkak të dhunës së organizuar nga Sali Berisha më 8 janar. Ato akte janë ndarje e Partisë Demokratike me dhunuesit, organizatorëve dhe nxitësit e dhunës. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha, ndonëse u mashtruan dhe u janë presione nga më të skandalozet. Sali Berisha synon të të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike dhe ta përdorë PD si mburojë, por ne nuk do ta lejojmë këtë” – tha zoti Basha.

Përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhunshëm fundjavën e kaluar selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Ata dëmtuan rëndë godinën dhe kërkuan largimin e kryetarit Lulzim Basha, pas shkarkimit që, sipas tyre, i kishte bërë një tjetër kuvend i thirrur nga ish kryetari Berisha./VOA

Etiketa: BASHAPDVOA

Lajme të lidhura

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri
Aktualitet

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

07:59 - 03/09/26
Protestuesit përsëri në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë
Aktualitet

Protestuesit përsëri në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë

07:38 - 03/09/26
DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26
Para
Albin Kurti paralajmëron “luftë” ndaj grupeve kriminale

Albin Kurti: Nëse ka referendum ilegal, do të ketë ndëshkime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj
Aktualitet

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

09:01 - 03/09/26

Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të...

Lexo më shumë
Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

08:50 - 03/09/26
E rëndë/Abuzoi dhe përdhunoi një grua për 4 vite me radhë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

08:45 - 03/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:23 - 03/09/26
Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

07:59 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com