GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e policit në Lezhë, pistoleta TT e autorëve gjendet në depozitën e Redion Hysës

22:44 - 15/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e policit në Lezhë, pistoleta TT e autorëve gjendet në depozitën e Redion Hysës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pistoleta tip “TT”, me të cilën u ekzekutua efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, është gjendur brenda një depozite uji, që ndodhej në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar, Redion Hysa.

Pikërisht në depozitën e ujit, policia e Lezhës mundi të gjejë dhe një armë tip kallashnikov, ku rezultoi më pas se automatiku, ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri i markës “Man” që është në pronësi të një subjekti privat në Lezhë.

Mediat kanë siguruar dosjen e policisë së Lezhës ku flitet se Redion Hysa, fillimisht u arrestua nga policia në datën 28 dhjetor 2020 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”.

Së bashku me të u arrestua për “Kanosje me armë” dhe kushëriri i Redionit, Sokol Hysa.

Por më pas përgjegjësia penale e Redioin Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së tij, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Madje ekspertët, shtojnë se edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.

Për këtë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës në depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar të mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave të siguruara nga policia dhe prokuroria.

Sipas hetimit të kryer dhe dëshmisë së punonjësve të karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Prelës, mesnatën e krimit rreth orës 02:00, kanë qenë dy makina njëra fuoristradë dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur për gjueti. Makina tip “Golf 3” që rroja i karburantit ka treguar qysh në 5 dhjetor në polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hysës.

Ndërsa vetëm 23 pas vrasjes së punonjësit të policisë Xhuliano Prela, pikërisht në karburantin ku dhe ka ndodhur ngjarja, është regjistruar në mesnatë një ngjarje e dytë, duke u mitrajluar me 28 plumba kallashnikovi kamioni tip “Man” dhe fasada e karburantit.

Arma me të cilën është qëlluar në këtë ngjarje ju gjend në depozitën e ujit, pikërisht Redion Hysës.

Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë Lezhë, Hysa në këtë ngjarje ka qenë së bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysa. Qëllimi i tyre ka qenë për të kanosur punonjësin e karburantit që ka dëshmuar se mesnatën kur u vra polici Xhuliano Prela, kanë qenë dy makina dhe jo një makinë e vetme.

Njëherësh, jo zyrtarisht pranohet nga burime pranë policisë se Sokol dhe Redian Hysa, kanë dashur të rrëmbenin dhe DVR-të, ku mbahen të ruajtura pamjet filmike.

Tashmë të dyja këto ngjarje, si vrasja e policit Xhuliano Prela dhe goditja me armë e karburantit ku ndodhi ngjarja, janë bashkuar në një dosje të vetme. Ndërsa prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes me Dashje” për Redion Hysën, “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” në dy raste, “Kanosje me armë” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërsa për kushëririn e tij, Sokol Hysa, është ngritur akuza e “Kanosjes me armë” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Ndërsa personi i vetëm që qëndronte në burg, Nikoll Sherniku, është liruar nga qelia duke ju caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe se aktualisht është marrë i pandehur për akuzën e “Moskallzimit të krimit”. Briland Martinaj, i cili u shpall në kërkim qysh prej dhjetorit 2020, si autor i dyshuar i vrasjes, është lënë i lirë dhe se akuza ndaj tij, është pushuar me kërkesë të prokurorisë.

Etiketa: autoretdepozitaKryesore1LezhepistoletaPoliciRedion HysaTTVrasja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Erioni kërcen me Ana Lleshin, Mikela shpërthen në lotë

Erioni kërcen me Ana Lleshin, Mikela shpërthen në lotë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com