GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: U shkel barazia në zgjedhje

11:27 - 03/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend lidhur me raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke theksuar se procesi zgjedhor është shoqëruar me shkelje serioze të parimit të barazisë mes palëve në garë.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksohet se raporti i OSBE-ODIHR evidenton qartë deformime të procesit zgjedhor në favor të mazhorancës, përmes përdorimit të burimeve shtetërore dhe ndërhyrjeve politike që kanë cenuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë,” – thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas opozitës, raporti thekson se zgjedhjet e 2025-ës u mbajtën në një klimë të thellë polarizimi politik, ku konkurrenca e ndershme u deformua nga avantazhet që përfitoi partia në pushtet përmes përdorimit të gjerë të burimeve shtetërore dhe strukturave publike.

Në raport nënvizohet gjithashtu se zyrtarë të lartë qeveritarë morën pjesë në një sërë aktivitetesh zyrtare që përkonin me fushatën elektorale, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Po ashtu, OSBE-ODIHR evidenton pretendime për presion ndaj punonjësve të administratës publike, intimidim të mbështetësve të opozitës, përdorim të rrjeteve të patronazhimit, si dhe raste të shitblerjes së votave dhe ndikim të elementëve kriminalë në disa zona.

PD kërkon që përmbajtja e raportit të diskutohet në mënyrë të plotë në Kuvend, si një hap i domosdoshëm për transparencë dhe përmirësim të reformës zgjedhore, të miratuar kohët e fundit me konsensus ndërpartiak.

Etiketa: DebatkuvendOSBEPD

Lajme të lidhura

Arrestohen tre persona, futën dy automjete me mallra “brand” kontrabandë (EMRAT)
Aktualitet

Arrestohen tre persona, futën dy automjete me mallra “brand” kontrabandë (EMRAT)

10:15 - 31/01/26
Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik
Aktualitet

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

09:59 - 31/01/26
Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture
Aktualitet

Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture

09:45 - 31/01/26
Para

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen tre persona, futën dy automjete me mallra “brand” kontrabandë (EMRAT)
Aktualitet

Arrestohen tre persona, futën dy automjete me mallra “brand” kontrabandë (EMRAT)

10:15 - 31/01/26

Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, nën dyshimin se kontrabandonin veshje të markave...

Lexo më shumë
Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

09:59 - 31/01/26
Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture

Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture

09:45 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com