Juventus la pas disfatën në sekondat e fundit në Superkupën e Italisë ndaj Interit, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Triumf ky që i ngjit në kuotën e 41 pikëve. Po aq sa Atalanta e vendit të 4-t që ka 2 ndeshje më pak. Golat në sfidë ndaj Udinezes, u realizuan nga Dibala dhe MeKeni.
Fillimisht, pas një kombinimi perfekt me sulmuesin Moise Ken, argjentinasi nuk fali brenda zonës ku me të majtën e dërgoi topin në trekëndëshin e portierit mik, Padeli. 45 minutat e para folën për Juventusin, që e mbylli fragmentin e parë në epërsinë e 1 goli.
Në minutën e 79-të ishte radha e mesfushorit amerikan për të tundur rrjetën, duke realizuar golin e fitores. Për sa i përket sfidës së radhës, Juventusi do të ndeshet me Milanin, në një përballje e gjitha për t’u shijuar.
Discussion about this post