GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Vritini shqiptarët”, FIFA dënon Serbinë për koret ndaj Shqipërisë

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
“Vritini shqiptarët”, FIFA dënon Serbinë për koret ndaj Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11 tetor në qytetin e Leskovcit.

Sipas njoftimit zyrtar, federata serbe është gjobitur me 87,500 franga zvicerane (rreth 93,981 euro) për thirrjet fyese dhe sjelljet e pahijshme të tifozëve gjatë intonimit të himnit shqiptar, si dhe për veprime të konsideruara diskriminuese gjatë gjithë ndeshjes.

Përveç dënimit financiar, FIFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, në të paktën 25% të kapacitetit të ulëseve, për ndeshjen e ardhshme kualifikuese që Serbia do të zhvillojë kundër Letonisë, po në stadiumin e Leskovcit.

Gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë, një pjesë e tifozëve serbë u dëgjuan duke bërë thirrje ofenduese, nacionaliste dhe fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke krijuar një atmosferë armiqësore në stadium. Ky veprim është cilësuar si shkelje e rëndë e rregullave të sjelljes së tifozëve në kompeticionet ndërkombëtare.

Pavarësisht presionit të madh, Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë një fitore të vlefshme 1–0, falë golit të Rey Manajt, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Ky është dënimi i radhës që FIFA i vendos Serbisë për sjellje diskriminuese të tifozëve në ndeshje ndërkombëtare, një problem që organizata ndërkombëtare e futbollit e ka konsideruar të përsëritur dhe shqetësues.

Etiketa: denimFIFASerbi

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
APIS Construction, fantazma e Sakove që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash

APIS Construction, fantazma e Sakove që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com